🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 09 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.81%
DOW 52,487 ▲0.27%
NASDAQ 26,207 ▲1.3%
NAFTA 71.81 ▼2.33%
ARI 4,133 ▲1.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
₿ CRYPTO
BTC $63,259 ▲ +1.83% ETH $1,747 ▲ +0.59% XRP $1.0977 ▲ +0.76% SOL $78.0400 ▲ +1.06%
S&P 500 7,544 ▲0.81 % DOW 52,487 ▲0.27 % NASDAQ 26,207 ▲1.3 % NAFTA 71.81 ▼2.33 % ARI 4,133 ▲1.23 % S&P 500 7,544 ▲0.81 % DOW 52,487 ▲0.27 % NASDAQ 26,207 ▲1.3 % NAFTA 71.81 ▼2.33 % ARI 4,133 ▲1.23 %
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
09 Jul 2026
Breaking
Politika

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasaburg ku PS e PD nuk arritën të gjejnë konsensus. Manjani përplasjet mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në Strasburg i ka krahasuar si skena qesharake fëmijësh.

Sipas tij, në kuptimin kushtetues dhe ligjor, Parlamenti i çdo vendi anëtar ka më shumë peshë dhe rëndësi sesa Parlamenti Europian, duke i cilësuar këto debate si “të kota” në planin institucional.

Manjani thekson se ky debat nuk ndikon në ecurinë e integrimit, pasi as negociatat nuk bllokohen dhe as ndihmat e Bashkimit Europian për Shqipërinë nuk ndalojnë për shkak të këtij komisioni.

“Parlamenti jonë ka më shumë vlerë sesa Parlamenti Europian në kuptimin ligjor, kushtetues dhe institucional. Parlamenti i çdo vendi anëtar është shumë më i rëndësishëm sesa Parlamenti Europian. Në këtë kuptim, debatet që bëhen në Parlamentin Europian janë kot në kuptimin institucional të fjalës. Pra, në qoftë se duam t’i japim përgjigje pyetjes: a bllokohen negociatat me këtë gjë? Jo, jo.

Po pra, tani se të informojmë njerëzit e tjerë, se deri tani kemi çuar vetëm sherr, të japim njëherë ca informacione. A ndalohet ndihma e Bashkimit Europian për Shqipërinë për shkak të këtij debati të sotëm të këtij komisioni? Jo. A ndryshon statusi i Shqipërisë në raport me Bashkimin Europian, integrimin? Nuk ndryshon. Atëherë dakord që s’është serioz. Tani vijmë tek valenca që ka kjo gjë, sa vlerë ka kjo gjë. Po mo, ka një vlerë imazhi.

Sepse në qoftë se ti e merr retorikën nga këtu dhe e çon në një zyrë kudo qoftë jashtë Shqipërisë, nuk jep imazh të mirë. Nuk jep më tani kjo është fakt dhe nuk po gjej fajtorin këtu detyrimisht, po nuk është imazh i mirë.

 

 

E dyta, Parlamenti i Shqipërisë në sytë e institucioneve të Europës ja ul valencën vetes. Dhe këtu nuk është halli PS-ja apo PD-ja, po them Parlamenti i Shqipërisë si institucion nuk merret më seriozisht. Në qoftë se ti shkon në qoftë se aty ky komisioni i sotëm edhe bën atë teatrin që bën, me të drejtë apo pa të drejtë… kush ka të drejtë kjo është muhabet kot se ne kemi nja 30 e sa vjet që nuk e gjejmë këtu me veten se kush ka të drejtë. Po edhe tashi presim të na e gjejë qoftë dhe Fredi Beleri, domethënë miku im, s’ka rëndësi kjo. Po nuk funksionon kështu gjëja, realisht nuk funksionon kështu.

Është qesharake, kjo është gjë më tepër me një skenë të kalamajve të kopshtit që padisin të gjithë edukatorin: “Si ma bëri ky, shi si ma bëri ky tjetri”. Kjo është muhabet kot, nuk është fare serioze.

Dhe e treta, sigurisht këto lloj debatesh i japin rrugë shumë teorive të konspiracionit pastaj, ju hapin më shumë hapësirë. I hapin më shumë hapësirë raporteve të institucioneve të tjera, se thonë meqë këta s’merren vesh, meqë këta s’bëjnë gjë, atëherë ku di unë, çohet një. po ja fus kot, e pastaj Amnesty International thotë dhe ca pika të tjera.

Ku e di unë, ka qenë para ca vitesh, ka qenë Bundestagu gjerman që na bënte nëntë pika, pastaj 13, pastaj 15. Kur e takonte Luli bëheshin 12, pastaj e takonte Jorida bëheshin 15, pastaj ku shkonte ku di unë, o Erdi, shoku im bëheshin 9, e kupton këtë muhabet’, tha ai ndër të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.