☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 29 April 2026
S&P 500 7,139 ▼0.49%
DOW 49,142 ▼0.05%
NASDAQ 24,664 ▼0.9%
NAFTA 104.21 ▲4.28%
ARI 4,570 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1708 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 95.5547 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3951 EUR/TRY 52.8134 EUR/JPY 186.82 EUR/CAD 1.6010 EUR/USD 1.1708 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 95.5547 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3951 EUR/TRY 52.8134 EUR/JPY 186.82 EUR/CAD 1.6010
₿ CRYPTO
BTC $77,183 ▲ +1.16% ETH $2,315 ▲ +1.67% XRP $1.3821 ▼ -0.02% SOL $84.1500 ▲ +0.62%
S&P 500 7,139 ▼0.49 % DOW 49,142 ▼0.05 % NASDAQ 24,664 ▼0.9 % NAFTA 104.21 ▲4.28 % ARI 4,570 ▼0.84 % S&P 500 7,139 ▼0.49 % DOW 49,142 ▼0.05 % NASDAQ 24,664 ▼0.9 % NAFTA 104.21 ▲4.28 % ARI 4,570 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1708 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 95.5547 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3951 EUR/TRY 52.8134 EUR/JPY 186.82 EUR/CAD 1.6010 EUR/USD 1.1708 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 95.5547 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3951 EUR/TRY 52.8134 EUR/JPY 186.82 EUR/CAD 1.6010
29 Apr 2026
Breaking
Sporti

Kalendarë të rinj dhe rregulla të reja nga Botërori 2026, hyn në fuqi “pastrimi i dyfishtë”

Rregullat janë miratuar në Këshillin e Vancouver nga FIFA. Modifikime edhe për hapësirat e rezervuara për ndeshjet e kombëtareve gjatë vitit.

Futbolli i së ardhmes merr formë në Vancouver. Në qytetin kanadez, Këshilli i FIFA-s ka marrë disa vendime në lidhje me Botërorin 2026, i pari në histori me 48 skuadra dhe një kalendar “extralarge” prej 104 ndeshjesh. Presidenti Gianni Infantino ka qenë i qartë: të mbrohet spektakli dhe kampionët në fushë. Ja cilat janë të rejat, që janë aprovuar dhe që do të ndryshojnë fytyrën e turnet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

I pritshëm ishte vendimi për kartonët. Me futjen e 1/16-ve të finaleve, rrugëtimi drejt Kupës bëhet më i gjatë (8 ndeshje për ekipet që shkojnë në finale dhe jo 7 si më parë). Për të evituar mungesat nga kartonët në sfida vendimtare, Këshilli ka miratuar “doppio reset”. Pas fazës së grupeve kartonët e verdhë zerohen, ashtu si dhe pas çerekfinaleve.

Kush shkon në gjysmëfinale me një karton të verdhë, “pastrohet” nga ndëshkimi, çka garanton praninë e “top player”-ve në aktin final. Rasti Ballack” i 2002-shit do të jetë vetëm një kujtim. Nuk ndryshon skualifikimi automatik për ata që marrin dy kartonë të verdhë brenda një hapësire disiplinore.

Jo vetëm amnisti, rregulla të reja edhe për etikën dhe sjelljen. FIFA kërkon transparencë maksimale dhe respekt. Kush mbulon gojën, teksa i drejtohet arbitrit ose kundërshtarit, rrezikon ndëshkimin direkt me karton të kuq, sidomos kur gjesti shoqërohet me sjellje agresive ose provokuese. Një sinjal i fortë për të pastruar imazhin e fushës nga tensionet e fshehura.

Vazhdon ekpserimenti mbi komunikimin. Në Vancouver është diskutuar për t’i bërë më të qarta vendimet e VAR-it, me arbitrat që do të shpjegojnë zgjedhjet e tyre për publikun në stadium dhe TV nëpërmjet mikrofonit, siç është parë në disa kompeticione të fundit.

Për të reduktuar udhëtimet transoqeanike dhe numrin e ndërprerjeve në kampionatet kombëtare, FIFA ka bërë një modifikim strukturor për hapësirat që u rezervohen kombëtareve. Hapësirat aktuale të ndara në shtator dhe tetor do të bashkohen në 16 ditë mes këtyre dy muajve. Gjëtë kësaj kohe kombëtaret do të luajnë 4 ndeshje.

Mbeten në fuqi hapësirat prej 9 ditësh (2 ndeshje) në mars dhe nëntor. Është vendosur gjithashtu për një periudhë pushimi vjetor të detyrueshëm për lojtarët, me qëllimin për të shmangur rrezikun e dëmtimeve nga ngarkesa e madhe.

Më në fund do të ketë uniformitet në kalendarë. Kupa e Afrikës 2027, për shembull, do të zhvillhet nga 19 qershori deri më 17 korrik 2027. Nuk do të jetë më në dimër, në kulmin e kompeticioneve kombëtare dhe ndërkombëtare për klubet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.