🌫️
Tiranë 10°C · Mjegull 28 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
₿ CRYPTO
BTC $59,312 ▼ -0.88% ETH $1,646 ▼ -1.43% XRP $0.9374 ▼ -1.41% SOL $70.4600 ▼ -2.19%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
28 Nën 2026
Breaking
Opinion

Kalendari patriotik i protestave

Nga THOMA GËLLÇI

Më në fund u zbulua edhe shkaku i vërtetë i problemeve të Shqipërisë. Nuk është korrupsioni, nuk është padrejtësia dhe as keqqeverisja. Është mungesa e një kalendari të përshtatshëm për protestat.

Viti ka 365 ditë dhe, sipas disa patriotëve, shqiptarët mund të zgjidhnin cilëndo prej tyre, përveç 28 Nëntorit. Natyrisht, duhet përjashtuar edhe 29 Nëntori, për të mos fyer dëshmorët. Nuk duhet protestuar as më 8 Dhjetor, për të respektuar studentët e dhjetorit, as gjatë festave fetare, për të mos fyer besimtarët. Në verë dëmtohet turizmi, në dimër pengohet qarkullimi, ndërsa gjatë vizitave të delegacioneve të huaja prishet imazhi i Shqipërisë.

Me pak përpjekje, qeveria mund të hartojë një kalendar ku qytetarëve t’u mbeten në dispozicion dy ose tri të marta, mundësisht me shi.

Më habit sidomos arsyetimi se protesta në Ditën e Pavarësisë përbën një akt antishqiptar. Deri më sot kisha menduar se pavarësia ishte fituar pikërisht që shqiptarët të kishin të drejtë të vendosnin se kush dhe si do t’i qeveriste. Tani mësoj se në përvjetorin e fitimit të kësaj të drejte nuk lejohet ushtrimi i saj.

Sa për maskat dhe molotovët, çështja është fare e thjeshtë. Kush ushtron dhunë duhet të përgjigjet për dhunën. Por përgjegjësia për një akt të dhunshëm nuk mund të shtrihet mbi të gjithë protestuesit dhe aq më pak mbi datën e protestës. Një molotov i hedhur më 27 Nëntor nuk është më patriotik se një molotov i hedhur më 28 Nëntor.

Autoret e mallkimeve   theksojne  me të drejtë se 28 Nëntori nuk është dita e qeverisë, por dita e popullit. Vetëm se, sipas logjikës së tyre , në ditën e popullit qeveria mund të organizojë manifestime, të mbajë fjalime, të reklamojë sukseset e saj dhe të bëjë politikë, ndërsa populli nuk duhet të shprehë pakënaqësinë ndaj qeverisë, sepse kjo quhet politikë.

Do të ishte mirë që përpara protestës së ardhshme organizatorët t’i kërkonin qeverisë një datë kur korrupsioni të mos ishte në punë, padrejtësia të kishte marrë pushimet dhe patriotët e establishmentit të mos kishin ndonjë festë për të kremtuar.

Ndërkohë, edhe qeverisë mund t’i kërkojmë një nder të vogël patriotik: të paktën më 28 Nëntor të mos vjedhë.

Edhe për këtë ka 364 ditë të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.