Mbyllet java e 12-të e Kategorisë së Parë, Pogradeci merr kreun
Java e 12-të e Kategorisë së Parë është mbyllur me pesë takime të zhvilluara, duke sjellë ndryshime në renditjen e kampionatit. Pogradeci është skuadra e re në krye, ndërsa Bylis e ndjek në vendin e dytë.
Pogradeci triumfoi 3-0 ndaj Ilirisë dhe shkon në kuotën e 23 pikëve. Bylis fitoi 4-2 në transfertë ndaj Sopotit dhe renditet i dyti me 22 pikë. Besëlidhja mposhti 2-1 Kukësin, Oriku fitoi 1-0 ndaj Korabit, ndërsa Kastrioti dhe Burreli u ndanë në barazim 1-1.
Sfida Flamurtari – Besa është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike dhe do të zhvillohet në një datë të re, që do të përcaktohet nga Departamenti i Garave në FSHF.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.