Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij në një konferencë për shtyp, akuzoi Policinë dhe qeverinë për dhunën ndaj protestuesve.
Berisha tha se dhjetëra qytetarë mbetën të lënduar, ndërsa pretendoi se ndaj tyre u përdorën të gjitha mjetet për të shpërndarë tubimin.
Ai e cilësoi protestën si një nga manifestimet më të veçanta në Ditën e Flamurit dhe Kombit, duke deklaruar se protestuesit ende e kanë sheshin në dorë.
“Protestuesit e mbajtën dhe vazhdojnë ta mbajnë për orë të tëra protestën, duke nderuar heroin Skënderbe. Nuk është festuar Dita e Flamurit dhe e Kombit si këtë herë. Në përballje me regjimin, mbi 21 protestues u detyruan të paraqiteshin në spital, dhjetëra të tjerë u mjekuan në kushte spitalore, por regjimi theu kocka, gjymtyrë dhe çau kafka. U plagos rëndë me plumb gome edhe kamarieri që shërbente në kafene.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.