Kallëzim penal për dy kumanovare dhe pesë punonjëse banke: me të dhënat e qytetarëve morën 18 kredi të shpejta dhe përvetësuan mbi 12 milionë denarë
Sipas MPB-së, e para e kallëzuara nga janari deri në korrik të vitit 2026, në 18 raste, përdori të dhënat personale të disa personave dhe aplikoi në emër të tyre, pa pëlqimin e tyre, për kredi të shpejta konsumatore.
Policia e Kumanovës ka dorëzuar kallëzim penal kundër dy grave nga Kumanova dhe pesë punonjëseve të një banke, nën dyshimin për mashtrim, keqpërdorim të të dhënave personale dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, me ç’rast disa qytetarë janë dëmtuar për më shumë se 12 milionë denarë, siç njofton Fokus, duke iu referuar Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas raportimit të Fokus, SPB Kumanovë ka dorëzuar kallëzim kundër A.S.D. (23) dhe M.V. (35), të dyja nga Kumanova, për veprat penale “mashtrim” dhe “keqpërdorim i të dhënave personale”, si dhe kundër M.P. (34), S.M. (27), N.N. (34), D.M. (48) dhe S.O. (36), për veprën penale “keqpërdorim i detyrës dhe i autorizimit zyrtar”.
E para e kallëzuara, në periudhën nga janari deri në korrik të vitit 2026, në 18 raste ka përdorur të dhënat personale të disa personave dhe në emër të tyre, pa pëlqimin e tyre, ka aplikuar për kredi të shpejta konsumatore; pas miratimit dhe pagesës së parave, ato janë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme nga e para dhe e dyta e kallëzuara, informon MPB-ja.
Punonjëset e kallëzuara të bankës, të punësuara në një filial banke, sipas policisë e kanë mundësuar realizimin e mashtrimit dhe disponimin me mjetet financiare, duke u mundësuar dy të parave të fitojnë përfitim pasuror të kundërligjshëm në vlerë të përgjithshme prej 12.221.500 denarësh.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.