Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 94.90 ▼15.98%
ARI 4,859 ▲3.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,821 ▲ +4.75% ETH $2,250 ▲ +7.13% XRP $1.3843 ▲ +5.79% SOL $84.6000 ▲ +6.36%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 94.90 ▼15.98 % ARI 4,859 ▲3.71 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 94.90 ▼15.98 % ARI 4,859 ▲3.71 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kamerat në uniformat policore, prezantohet projekti

Është prezantuar këtë të martë projekti për kamerat e trupit të efektivëve të Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij në këtë event, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar se ky projekt po realizohet për të transformuar nga rrënjët Policinë e Shtetit dhe marrëdhënien mes saj dhe qytetarit.

“Jemi në një angazhim të pandalshëm e të përditshëm, që na jep mundësinë të bëjmë një kapërcim epokal. Të bëjmë një transformim sa më cilësor të marrëdhënies së policisë me qytetarin dhe një veprim sa më cilësor në luftën kundër krimit të organizuar”, ka thënë Rama.

Shefi i qeverisë ka vlerësuar se, me këtë projekt policët do të jenë të monitorueshëm në çdo sekondë, gjë që sipas tij do t’i shërbejë transparencës së punës por edhe të sigurisë së tyre.

“Ky program transformimi i policisë shërben për ta bërë sa më transparente punën e agjentëve të policisë”, ka thënë më tej Rama, duke shtuar se, qeveria e tij trashëgoi policinë më të paedukuar në rajon dhe Evropë.

Duke qëndruar në të njëjtat linja, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka nënvizuar se, kamerat në trupin e policëve janë së pari një element sigurie për ta.

Gjithashtu, “me kamerën e trupit të instaluar, polici nuk mund të bëjë favore apo të mos zbatojë ligjin”, ka thënë Tahiri. Ai ka bërë me dije se aktualisht janë rreth 2.000 punonjës policie në procedim penal apo disiplinor për shpërdorim detyre.

“Megjithatë, kemi ende shumë punë për të bërë për të kthyer besimin e qytetarit tek policia”, ka shtuar Tahiri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.