Kampi i Restaurimit 2026 në Gjirokastër, skanim 3D dhe modelimi digjital për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore
Në kuadër të projektit evropian BAUHAUS4EU 2026–2027, ka nisur angazhimi për zhvillimin e Kampit të Restaurimit 2026 në Gjirokastër.
Kjo nismë synon dokumentimin, studimin dhe mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore.
Universiteti Polis, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, me mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër, po kontribuon në këtë projekt përmes përfshirjes së studentëve dhe specialistëve të fushës.
Gjatë kampit, studentët, të udhëhequr nga ekspertët, do të angazhohen në dokumentimin dhe studimin e tetë banesave monumente kulture, Kishës së Shën Kollit në Saraqinisht dhe Banesës Zahari Sterio në Derviçan. Procesi do të realizohet përmes teknologjive bashkëkohore, si skanimi 3D, fotogrametria dhe modelimi digjital.
Të dhënat e mbledhura gjatë këtij procesi do të shërbejnë si bazë për hartimin e programeve të rijetëzimit dhe projekteve konkrete të ndërhyrjes, me synim shpëtimin dhe restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore.
Kampi i Restaurimit 2026 ka si qëllim jo vetëm mbrojtjen e monumenteve të kulturës por edhe përgatitjen e brezit të ri të specialistëve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.