🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 20 May 2026
S&P 500 7,421 ▲0.92%
DOW 49,954 ▲1.19%
NASDAQ 26,208 ▲1.3%
NAFTA 97.56 ▼6.33%
ARI 4,535 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,701 ▲ +1.1% ETH $2,145 ▲ +1.4% XRP $1.3786 ▲ +1.04% SOL $86.8600 ▲ +2.65%
S&P 500 7,421 ▲0.92 % DOW 49,954 ▲1.19 % NASDAQ 26,208 ▲1.3 % NAFTA 97.56 ▼6.33 % ARI 4,535 ▲0.54 % S&P 500 7,421 ▲0.92 % DOW 49,954 ▲1.19 % NASDAQ 26,208 ▲1.3 % NAFTA 97.56 ▼6.33 % ARI 4,535 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Politika

Kandidati për ambasador amerikan komenton investimet e familjes Trump në Shqipëri

Gjatë raportimit në Komitetin e Jashtëm të Senatit amerikan, kandidati për ambasador amerikan në Tiranë, i propozuar nga Donald Trump, u pyet edhe për investimet e familjes Trump në Shqipëri.

Senatori demokrat, Chris Murphy, e pyeti Wendtin nëse do të angazhohej që Ambasada amerikane në Tiranë të mos favorizojë biznese të lidhura me presidentin amerikan, Donald Trump, familjen apo aleatët e tij. Murphy përmendi disa raste në rajon, përfshirë projektin e propozuar për ndërtimin e hotelit Trump në Beograd, apo ndërtimin e një gazsjellësi në rajon “nga aleatë të Trumpit”.

Senatori tha se ka edhe një rast në zhvillim në Shqipëri, ku, sipas tij, disa konsulentë politikë të presidentit amerikan “po fitojnë miliona” duke këshilluar opozitën në Shqipëri.

“Tani po shfaqet edhe një histori në Shqipëri ku disa nga konsulentët politikë të Presidentit po fitojnë miliona duke këshilluar opozitën. Shqipëria është një vend që ka bërë progres kundër korrupsionit, por shqetësohem se diplomatëve tanë në rajon po u kërkohet të lehtësojnë kontrata që nuk janë në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara, por në vend të kësaj pasurojnë Presidentin, familjen e tij dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha Murphy.

““Nuk jam i njohur me investimet personale të familjes në Shqipëri, por nëse ka pyetje për ato ndërveprime, do t’ju drejtoja tek ata. E di që puna ime si ambasador i SHBA-së është të ndihmoj bizneset amerikane — të gjitha bizneset amerikane — pa trajtim preferencial apo diskriminues bazuar te individë të caktuar. Detyra ime është të sigurohem që gjërat të bëhen në mënyrën e duhur, që të zbatohet shteti ligjor dhe që kushtet e garës të jenë të barabarta. Sa i përket korrupsionit, jam dakord që Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nga sa kam lexuar, ka qenë shumë efektive. Pres me padurim të jem në terren për të kuptuar më mirë çfarë po ndodh dhe çfarë nuk po funksionon. Mendoj se shprehja që përdorët ju — ‘të sigurohemi që kushtet e garës janë të barabarta’ — është ajo që ka më shumë rëndësi. Sepse aktualisht nuk duket se ka barazi. Duket sikur, nëse je mik i Presidentit, merr avantazhe, madje edhe nga ambasada, për të shtyrë përpara marrëveshje biznesi. Sigurisht, puna juaj është të mbroni interesat amerikane, por ne duam të sigurohemi që çdo biznes amerikan — jo vetëm ata që kanë lidhje me Presidentin — të ketë një mundësi të ndershme për të bërë biznes në Ballkan.”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.