🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,276 ▲ +0% ETH $2,525 ▲ +0.56% XRP $1.3675 ▲ +0.79% SOL $101.7600 ▼ -0.16%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
13 Sep 2026
Breaking
Sporti

Kane e Bellingham në rrugën e Messi-t, Anglia dhe Argjentina luajnë sot për biletën anti-Spanjë

Në Atlanta shkruhet sot një tjetër kapitull i një rivaliteti të gjatë dhe të ndezur, që vlen kalimin në aktin final të Kupës së Botës 2026.

Angli-Argjentinë është gjysmëfinalja e dytë e Botërorit 2026. Në Atlanta, “Tre Luanët” dhe kampionët në fuqi të botës përballen në një nga sfidat më të ndezura në historinë e këtij kompeticioni (1-0 e 1966, “Dora e Zotit” 1986 dhe penalltitë e 1998).

Në lojë është një vend në finalen e madhe të 19 korrikut kundër Spanjës së kualifikuar një natë më parë. Kush humb, luan për shkallën më të ulët të podit kundër Francës.

Angli-Argjentinë është gjysmëfinalja që gjithë globi priste. Nuk mund të konsiderohet finale e parakohshme si Francë-Spanjë, por ky rivalitet ka rrënjë Botërori të thella, prej 64 vitesh.

Në 1962-shin dhe 1966-ën, vit kur fituan anglezët, ishin 3-1 në grupe dhe 1-0 në çerekfinale, por precedentët më të famshëm janë të tjerë. Meksikë 1986, Argjentinë-Angli 2-1: është ndeshja e “Dorës së Zotit” dhe golit të shekullit, hakmarrja amerikano-jugore për Ishujt Falkland/Malvinas, një sukses më shumë politik se futbollistik.

Dopieta e Maradonës vlejti kalimin në gjysmëfinalen e edicionit, që u fitua nga “Pibe de Oro” me shokë. Dhe 12 vite më pas, në 1998-ën, Argjentina shkoi në çerekfinale, pasi eliminoi “Tre Luanët” me penallti.

Një gjysmëfinale Botërori nuk është kurrë banale, por Angli-Argjentinë është diçka tjetër. Kane dhe Bellingham, në notat e “Wonderwëall” dhe “Hey Jude”, kërkojnë hakmarrjen, që do të thotë finalja e dytë në historinë e Anglisë, pas asaj të 60 viteve më parë.

“Albiceleste” duan finalen e dytë radhazi për t’i dhënë Messi-t mundësinë e fitimit për herë të dytë të Kupës së Botës. Për Argjentinën është pengesa e parë e vërtetë, duke parë diskutimet e shumta gjatë rrugëtimit (Algjeria, Austria, Jordania, Kepi i Gjelbër, Egjipti dhe Zvicra) të konsideruar shumë të lehtë. Anglia ka luajtur me Kroacinë, Ganën, Panamanë, Kongon, Meksikën dhe Norvegjinë.

Trajneri Tuchel nuk ka ende gati Quansah dhe ka konfirmuar dyshen Konsa-Guehi. Tek Argjentina, pas golit vendimtar ndaj Zvicrës, Julian Alvarez është kandidat për të luajtur pas Messi-t në sulm, me Lautaro Martinez në stol.

Ndeshja starton në orën 21:00 dhe arbitrohet nga Elfath.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.