Kanosi turisten me thikë për t’i marrë çantën, arrestohet 41 vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës, pasi u njoftua për një vjedhje me dhunë të ndodhur një ditë më parë në Liqenin Artificial, kanë nisur hetimet për të zbardhur rastin.
Si rezultat, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit J. S., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur me dhunë çantën me sende personale shtetases gjermane, duke e kanosur me thikë.
Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë dorëzuar 50-vjeçares.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.