Zjarr në Drojë të Kurbinit/ Digjen kosheret me bletë, flakët rrezikojnë banesat
Një zjarr ka përfshirë një zonë të konsiderueshme në fshatin Drojë të Kurbinit, duke nisur fillimisht në shkurre dhe ferra dhe më pas duke u përhapur në një masiv pyjor privat.
Flakët kanë shkaktuar dëme edhe në disa koshere bletësh, ndërsa situata paraqet rrezik për banesat që ndodhen pranë vatrës së zjarrit.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet zjarrfikëse të Kurbinit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt banesave.
Forcat zjarrfikëse vijojnë punën në terren për të vënë nën kontroll situatën. Shkaqet e rënies së zjarrit dhe përmasat e plota të dëmeve pritet të përcaktohen pas ndërhyrjes dhe verifikimeve në vendngjarje.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.