Kanosje në objektin e Ministrisë së Ekonomisë, Policia shoqëron një person në stacion
Një rast i kanosjes është raportuar sot në objektin e Ministrisë së Ekonomisë në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinë, Enis Pllana.
Sipas tij rasti është raportuar rreth orës 12:00, pas pranimit të informatës për një kanosje në këtë institucion.
Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin një person është shoqëruar në stacion policor.
“Sot, rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën për një rast të kanosjes në objektin e Ministrisë së Ekonomisë. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin një person është shoqëruar në stacion policor. Njësitet relevante janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.