Kaosi dhe dhuna në rrugët e Tiranës, biznese dhe institucione, Policia vijon shoqërimet pas përfundimit të tubimit 12 orë
Pas përfundimit të protestës në Tiranë, policia ka ndaluar disa të rinj.
Ngjarja vjen pas protestës së zhvilluar në kryeqytet, ku pati tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Protestuesit u kanë vënë flakën institucioneve shtetërore dhe bizneseve private apo dhe koshave të mbeturinave. Gjithashtu kanë thyer semaforë dhe çdo gjë që u ka dalë para.
Shumë prej tyre vraponin që t’i shpëtonin kapjes nga blutë. Të tjerë nuk ia dolën dot.
Tirana është përfshirë nga kaosi që prej orëve të paradites, në ditën e dytë të protestës që nisi para godinës së Ministrisë së Arsimit. Në orët e mbrëmjes së kësaj të mërkure, policia ka nisur shoqërimin e disa protestuesve në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Një pjesë e protestuesve janë kthyer sërish pranë Kryeministrisë, ndërsa policia ka shoqëruar disa prej tyre. Në zonën e “21 Dhjetorit”, policia ka shoqëruar tre persona.
Në këtë zonë është krijuar një situatë kaotike për shkak të numrit të lartë të protestuesve dhe gurëve të hedhur prej tyre, ndërsa policia ka ndërhyrë intensivisht për të shoqëruar personat e përfshirë në incidente. Shoqërime të protestuesve janë kryer edhe pranë Rrugës së Elbasanit.
Ndërkohë sipas informacionit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) po marrin aktualisht trajtim mjekësor 29 persona, mes tyre 23 efektivë policie, 5 protestues dhe një kalimtar.
Nga ana tjetër, sipas të dhënave të raportuara, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) nuk ka aktualisht persona të lënduar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.