Kronika

Kapen 102.5 kg kanabis në Vlorë, arrestohet poseduesi

Vijojnë operacionet në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa sot, policia finalizon një tjetër operacion antidroge, të koduar “SHIGJETAT”.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 102.5 kg lëndë narkotike, Cannabis Sattiva, si dhe është arrestuar në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike !
Operacioni u finalizua në  aksin rrugor Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur “Kalaja”, ku shtetasit Eraldo Canaj, 26 vjeç, banues në Vlorë i janë sekuestruar në automjetin tip ” Polo”, me targa AA 428 KC, një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva,  me peshë totale 102.5 kg.
Materialet u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”,  parashikuar nga neni 283/1  të Kodit Penal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button