Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 01 July 2026
S&P 500 7,499 ▲0.79%
DOW 52,319 ▲0.26%
NASDAQ 26,214 ▲1.52%
NAFTA 69.68 ▲0.26%
ARI 3,989 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $59,147 ▼ -0.69% ETH $1,592 ▲ +0.13% XRP $1.0501 ▲ +0.2% SOL $75.1900 ▲ +1.46%
S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 69.68 ▲0.26 % ARI 3,989 ▼1.24 % S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 69.68 ▲0.26 % ARI 3,989 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
01 Jul 2026
Breaking
Sporti

Grupet e Europa League, Skënderbeut i duhet “të luftojë” në Beograd

Skënderbeu nuk ka shumë kohë të festojë kualifikimin për në fazën e grupeve të Europa League. Skuadra korçare, që pas eliminimit të Dinamos së Zagrebit ( 1-1 në Zagreb dhe 0-0 në Elbasan) arriti të përsërisë suksesin e dy sezoneve më parë, tashmë i duhet të nisë punën për të studiuar kundërshtarët e radhës, emrat e të cilëve i mësoi në shortin e hedhur në Monako.
Ajo që të bën përshtypje është se, në arenën europiane të futbollit u shfaq sërish përballja shqiptaro-serbe, pasi Skënderbeu u përcaktua të jetë në grupin B, së bashku me Partizanin e Beogradit. Kjo nuk është hera e parë, që një skuadër shqiptare ndeshet me një serbe në një kompeticion të tillë.
Në vitin 1987 ishte Flamurtari, ai që eliminonte skuadrën serbe në kompeticionin që në atë kohë mbante emrin “Kupa UEFA”, falë golit të Sokol Kushtës. Por kujtimi më i freskët i futbollit shqiptar nga sfidat me futbollin serb daton më 14 tetor të vitit 2014, në sfidën mes dy skuadrave kombëtare. Një përballje që u fitua nga kombëtarja shqiptare në tavolinë 3-0, pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS).
Tani do të jetë Skënderbeu, ai që do të udhëtojë drejt kryeqytetit serb, për të përjetuar sfidën e tij ndaj Partizanit të Beogradit. Kundërshtarët e tjerë të Skënderbeut në grupin B janë ukrainasit e Dinamos së Kievit dhe zviceranët e Young Boys.
Ndërkohë, UEFA ka përcaktuar edhe grupet e tjera të Europa League për sezonin 2017-2018. Dy skuadrat që kanë më shumë eksperiencë në arenën europiane, Milani dhe Arsenali ndodhen respektivisht në grupin D dhe H. Kuqezinjtë nga Milano do të kenë si rivalë Austrinë e Vjenës, Rijekën dhe AEK-un e Athinës, ndërsa londinezët do të përballen me BATE Borisov, Crvena Zvezdën dhe Këlnin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.