☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.38%
DOW 52,508 ▲0.02%
NASDAQ 26,107 ▲0.9%
NAFTA 80.03 ▲0.87%
ARI 4,040 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $64,656 ▲ +2.81% ETH $1,878 ▲ +4.44% XRP $1.1079 ▲ +3.38% SOL $77.3500 ▲ +2.61%
S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 80.03 ▲0.87 % ARI 4,040 ▼0.74 % S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 80.03 ▲0.87 % ARI 4,040 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Bota

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në Nju Jork në vitin 2009, ka bërë të ditur se është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit.

Ish-piloti 75-vjeçar e ndau lajmin në faqen e tij personale, duke bërë të ditur se diagnoza është vendosur së fundmi dhe se sëmundja ndodhet në fazat e hershme.

“Për momentin, kjo do të thotë që mund të mos jem në gjendje të kujtoj një emër, ose të harroj një histori që sapo tregova, ose të mos fle mirë, por jam në fillim të këtij udhëtimi të gjatë”, shkroi ai.

Sullenberger tha se kjo fazë e re e jetës e ka bërë të reflektojë mbi kuptimin e shërbimit dhe se ka vendosur të flasë hapur për sëmundjen e tij.

Kapiteni u bë hero më 15 janar 2009, kur drejtonte fluturimin 1549 të US Airways nga aeroporti LaGuardia në Nju Jork drejt Charlotte, Karolina e Veriut. Vetëm pak minuta pas ngritjes, avioni u përplas me një tufë zogjsh, duke humbur funksionin e të dy motorëve.

Pa mundësi për t’u rikthyer në aeroport, ish-piloti i Forcave Ajrore të SHBA-së realizoi një ulje emergjente në lumin Hudson, duke shpëtuar jetën e të gjithë 155 personave në bord. Ngjarja konsiderohet një nga operacionet më të suksesshme të shpëtimit në historinë e aviacionit civil.

Historia e tij u soll në ekranin e madh në vitin 2016 me filmin “Sully”, ku rolin e kapitenit e interpretoi aktori Tom Hanks.

Në mesazhin e tij, Sullenberger kujtoi edhe fjalët që ka përdorur shpesh për suksesin e Fluturimit 1549.

“Gjatë viteve, kur më pyesnin se si Fluturimi 1549 pati një rezultat kaq të suksesshëm, përgjigjesha se ‘guximi mund të jetë ngjitës’. Atë ditë, ai guxim na ndihmoi të gjithëve të punonim së bashku për t’i nxjerrë të gjithë nga aeroplani në mënyrë të sigurt.”

Ai shtoi se tani i duhet i njëjti guxim për të përballuar sëmundjen.

“Tani kemi nevojë për atë guxim për të luftuar këtë sëmundje. Tani jam pjesë e një komuniteti më të madh me shumë prej jush dhe të gjithë do të tregojmë guxim së bashku.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.