Kapitujt 16 dhe 29 / Gati 20 projektligje dhe 50 sisteme transmetimi të dhënash
Ndërsa objektivi i mbylljes së të gjithë kapitujve të bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin europian është në të njëjtat terma përmbyllëse të 2027, puna për arritjen e tyre vazhdon.
Zv. ministri i Financave, Endrit Yzeiraj publikoi një pjesë të angazhimit për kapitujt 16 dhe 29 me sigurimin se ritmet aktuale janë për përputhje me kohën e parashikuar për mbyllje.
“Të dy këto kapituj synojmë t’i mbyllim gjatë vitit që vjen, por tregon se puna jo vetëm që nuk është ndalur, por po vazhdon me ritëm gjithmonë e më të shpejtë, jashtëzakonisht shumë dinamike dhe voluminoze, për mbylljen e kapitujve të tjerë”, tha Yzeiraj.
Një bilanc teknikalitetesh po ashtu sipas zvministrit Yzeiraj, është në përputhje me njësimin e regjimit taksë doganë të Shqipërisë me atë të Bashkimit europian.
“Vetëm për dy prej kapitujve që mbulojmë, kapitullin 16 dhe 29, doganat janë planifikuar dhe janë kryer tashmë draftet e para për më shumë se 20 projektligje dhe po punohet për ndërtimin e 50 sistemeve elektronike dhe dixhitale për transmetimin e të dhënave me Komisionin Evropian”, tha ai.
Harmonizimi i plotë i administrimit tatimor dhe doganor me standardet europiane do të kërkojë jo vetëm përfundimin e reformave teknike, por edhe funksionimin e tyre të integruar në kohën e mbylljes së kapitujve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.