🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 04 August 2026
S&P 500 7,601 ▲1.48%
DOW 53,178 ▲1.32%
NASDAQ 25,914 ▲2.13%
NAFTA 77.83 ▼3.12%
ARI 4,128 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
₿ CRYPTO
BTC $64,016 ▲ +2.19% ETH $1,881 ▲ +2.06% XRP $1.0790 ▲ +1.31% SOL $74.0200 ▲ +2.14%
S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 77.83 ▼3.12 % ARI 4,128 ▲0.92 % S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 77.83 ▼3.12 % ARI 4,128 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
04 Aug 2026
Breaking
Politika

Kapitulli 30 paralajmëron ndryshime, klauzola europiane që përjashton dëmshpërblimin në marrëveshje

Me mbylljen e përkohshme të Kapitullit 30, Shqipëria merr përsipër që çdo marrëveshje të re tregtare me vende të treta të përfshijë një klauzolë që lejon ndërprerjen e saj pa detyrim për kompensim, në momentin që vendi anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Kjo bëhet për të shmangur konfliktet me politikën e përbashkët tregtare të BE-së.

“Kapitulli 30 është shumë i rëndësishëm sepse ka të bëjë me marrëdhëniet me jashtë, por marrëdhëniet me jashtë në këtë rast më shumë përqendrohen tek ajo që quhet politika e përbashkët tregtare e Bashkimit Evropian dhe Unioni i përbashkët doganor. Të gjitha këto marrëveshje duhet të hartohen sipas politikave që ka Bashkimi Evropian me vendet e treta”, thotë eksperti Geron Kamberi.

Një tjetër angazhim është harmonizimi i plotë me rregullat tregtare të Bashkimit Evropian. Që nga dita e anëtarësimit, Shqipëria do të duhet të zbatojë tarifën e jashtme të përbashkët të BE-së për të gjitha mallrat që importohen nga vendet jashtë unionit, duke zëvendësuar tarifat kombëtare.

“Shqipëria në momentin që do të bëhet vend anëtar duhet të përcaktojë tarifa të përbashkëta doganore me ato të Bashkimit Evropian për sa i përket vendeve të treta dhe, në qoftë se kemi pasur deri tashmë me vende të treta, si për shembull Turqia, Brazili, Kina apo vende të tjera, tarifa të tjera doganore, tashmë ato do të kushtëzohen nga Bashkimi Evropian”, thotë ai.

Po ashtu, vendi duhet të jetë gati të zbatojë liberalizimin e tregtisë së shërbimeve sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian. Kjo nënkupton që, deri në anëtarësim, Shqipëria duhet të përafrojë plotësisht kuadrin ligjor dhe marrëveshjet ndërkombëtare me politikën tregtare të BE-së, në mënyrë që integrimi në tregun e përbashkët të realizohet pa pengesa.

“Kjo mund të përbëjë një problem në momentin e parë për një pjesë të madhe të bizneseve shqiptare, të cilat deri tashmë kanë marrë lëndë të parë apo produkte të gatshme nga këto vende dhe ato do të vijnë me një tarifë tjetër doganore. Besoj në fazën përgatitore që qeveria shqiptare po ndërmerr në përputhje me komunitetin e biznesit dhe përgjatë procesit negociator, pavarësisht se ky kapitull tashmë konsiderohet i përmbyllur përkohësisht, do t’i duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të bërë të mundur që kjo të ndjehet sa më pak tek blerësi fundor”, thotë eksperti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.