☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 87.51 ▲3.7%
ARI 4,512 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,646 ▲ +10.35% ETH $2,282 ▲ +18.05% XRP $1.1866 ▲ +17.47% SOL $86.7700 ▲ +11.16%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.51 ▲3.7 % ARI 4,512 ▼0.74 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.51 ▲3.7 % ARI 4,512 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Kasami: Për 24 muaj kemi realizuar atë që u premtua për 24 vjet, ndryshimi nuk kthehet prapa

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, deklaroi se gjatë dy viteve të qeverisjes, VLEN ka realizuar reforma dhe projekte që, sipas tij, kishin mbetur të parealizuara për një çerek shekulli.

Duke folur në ngjarjen e organizuar me rastin e dyvjetorit të qeverisjes së VLEN-it, nën moton “Transparencë dhe llogaridhënie”, ai theksoi se koalicioni ka dëshmuar se mund të qeverisë ndryshe dhe me rezultate konkrete.

“Dy vjet më parë, kur morëm përgjegjësinë për të qeverisur, e dinim mirë çfarë po trashëgonim. Nuk ishte një rotacion normal politik. Erdhëm për ta ndalur epokën e premtimeve boshe, epokën e zhgënjimit të mbuluar me mashtrim dhe epokën e lakmisë që i la shqiptarët prapa në zhvillim. Sot rishikojmë punën tonë dhe flasim me fakte, sepse faktet janë kokëforta dhe janë në anën tonë,” tha Kasami.

Ai theksoi se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, i garantuar për vite me Marrëveshjen e Ohrit, është shndërruar në ligj gjatë kësaj qeverisjeje, ndërsa përmendi edhe legalizimin e Medresesë, përgatitjen e Ligjit për Lojërat e Fatit, reformat në arsimin e lartë dhe mundësimin që provimi i jurisprudencës dhe dhjetëra provime të tjera shtetërore të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe.“Rrugën Shkup–Bllacë e premtuan në çdo fushatë për 24 vjet. Ne po e ndërtojmë, ashtu siç po e ndërtojmë Korridorin 8. Këto dy rrugë na lidhin me Kosovën dhe Shqipërinë, me të cilat lidhemi më fort e më mirë jo vetëm me infrastrukturë, por edhe me kufi hyrje-hyrje me një ndalesë, me më pak pritje dhe më pak procedura,” u shpreh ai.

Kasami foli edhe për investimet në Tetovë, Kërçovë dhe Shkup, duke përmendur ndërtimin e spitalit të ri në Tetovë, investimet në Spitalin e Kërçovës dhe kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza”. Ai komentoi edhe zhvillimet e fundit politike në Tetovë, duke thënë se qytetarët nuk ranë pre e përpjekjeve për tensione.

“Nuk mund të manipuloni më me shqiptarët. Shqiptarët ju kanë pa juve dhe na kanë pa neve. Dallimin sot e ke në çdo lagje të Tetovës,” deklaroi Kasami.

Në vazhdim ai u bëri thirrje të gjithë funksionarëve të VLEN-it të mbeten pranë qytetarëve dhe të ushtrojnë detyrën me përgjegjësi.“Mandati kalon dhe funksioni kalon. Mbetet vetëm ajo që bëre për njerëzit që ta dhanë besimin… Ndryshimi që filloi para 24 muajsh nuk kthehet më prapa,” përfundoi Kasami.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.