☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,731 ▲0.11%
DOW 52,488 ▲0.21%
NASDAQ 26,461 ▼0.07%
NAFTA 102.38 ▲2.48%
ARI 4,056 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,596 ▲ +0.37% ETH $2,332 ▲ +0.06% XRP $1.3130 ▼ -0.27% SOL $100.8700 ▲ +0.3%
S&P 500 7,731 ▲0.11 % DOW 52,488 ▲0.21 % NASDAQ 26,461 ▼0.07 % NAFTA 102.38 ▲2.48 % ARI 4,056 ▼0.45 % S&P 500 7,731 ▲0.11 % DOW 52,488 ▲0.21 % NASDAQ 26,461 ▼0.07 % NAFTA 102.38 ▲2.48 % ARI 4,056 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Bota

KATALONJË – 45 000 banorëve u këshillohet të qëndrojnë brenda shtëpive, pas zjarreve pyjore

MADRID, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Rreth 45 000 banorëve në disa komunitete në Spanjën verilindore u është thënë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre për shkak të tymit të dendur nga një zjarr pyjor që ka përfshirë rajonin.

”Banorëve në lindje të Gironës u është kërkuar të mbajnë dyert dhe dritaret mbyllur”, thanë autoritetet lokale të premten në X.

Zjarri pranë qytetit Bisbal d’Empodrá, në brendësi të Katalonjës, ka djegur rreth 1 300 hektarë shkurre dhe pyje – afërsisht ekuivalentin e 1 800 fushave të futbollit.

”Askush nuk është lënduar deri tani”, thanë autoritetet.

Flakët, të nxitura nga erërat e forta, janë aktualisht jashtë kontrollit dhe janë përhapur në rajonin malor të pyllëzuar të Massís de les Gavarres, i cili mbulon një sipërfaqe prej rreth 35 000 hektarësh.

Qeveria rajonale e Katalonjës ka kërkuar ndihmë nga njësia ushtarake e reagimit ndaj emergjencave, UME.

”Një burrë i dyshuar për shkaktimin e zjarrit është arrestuar”, sipas policisë.

Thuhet se ai ka punuar në një rrugë me një makinë prerëse që përdoret për të prerë metal ose gurë.

Meqenëse ato gjenerojnë shkëndija jashtëzakonisht të nxehta, të cilat mund të vënë lehtësisht flakën në bimësi të thatë, përdorimi i makinave është ndaluar gjatë periudhës aktuale të thatësirës në rajon./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.