🌤️
Tiranë 38°C · Kryesisht kthjellët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $65,001 ▲ +0.06% ETH $1,922 ▲ +0.28% XRP $1.0390 ▲ +0.34% SOL $75.0800 ▲ +1.91%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
08 Aug 2026
Breaking
Bota

KATANIA – Retë e hirit nga Etna detyrojnë aeroportin të pezullojë fluturimet

ROMË, 8 gusht /ATSH-AFP/ – Një re e dendur tymi dhe hiri vullkanik është lëshuar nga Etna, një nga vullkanet më aktivë në botë, duke detyruar aeroportin e Katanias në Siçili të pezullojë përkohësisht fluturimet në mbërritje.

Autoritetet e aeroportit njoftuan se hapësira ajrore në zonën e përfshirë nga reja e hirit është mbyllur për shkak të aktivitetit vullkanik.

Sipas aeroportit, të gjitha fluturimet në mbërritje janë pezulluar deri në orën 12:00 me orën lokale, ndërsa nisjet nga aeroporti po vijojnë normalisht për momentin.

Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën, pasi hiri vullkanik mund të përbëjë rrezik serioz për motorët e avionëve.

Aktiviteti i vullkanit po ndiqet nga Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, i cili po publikon edhe pamje të drejtpërdrejta të shpërthimit.

Etna, me lartësi 3,324 metra, është vullkani aktiv më i lartë në Evropë dhe ka pasur shpërthime të shumta gjatë historisë së tij.

Aeroporti ndërkombëtar i Katanias është një nga nyjet kryesore ajrore të Siçilisë.

Vetëm gjatë vitit 2024, rreth 12 milionë pasagjerë kaluan nëpër këtë aeroport, i cili u shërben zonave turistike të pjesës lindore të ishullit.

Pezullimet e fluturimeve për shkak të hirit vullkanik janë një dukuri që përsëritet gjatë periudhave të aktivitetit të shtuar të Etnës. /Ad.Ab./  a.jor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.