🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.93 ▲0.49%
ARI 3,923 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,493 ▼ -0.5% ETH $2,284 ▼ -0.12% XRP $1.2848 ▲ +2.64% SOL $93.2100 ▼ -1.09%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.93 ▲0.49 % ARI 3,923 ▼1.17 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.93 ▲0.49 % ARI 3,923 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

VIDEO/ Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, do zhvillojnë stërvitje të përbashkëta me flotën shqiptare!

Katër anije luftarake të NATO-s, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle, kanë mbërritur që prej datës 2 nëntor në portin e Vlorës, në kuadër të një aktiviteti të përbashkët ushtarak me Forcën Detare Shqiptare.

Anijet do të qëndrojnë në Gjirin e Vlorës deri më 6 nëntor, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë parashikuar aktivitete portuale dhe stërvitje të përbashkëta.

Gjatë datave 3 dhe 4 nëntor, ekuipazhet e anijeve do të zhvillojnë vizita portuale, ndërsa 5 dhe 6 nëntor do të zhvillohen manovra të përbashkëta detare dhe ajrore, ku do të angazhohen luftanijet e NATO-s së bashku me mjetet lundruese të Forcës Detare Shqiptare.

Stërvitja synon forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave detare të vendeve aleate, përmes koordinimit të veprimeve nga deti dhe ajri, komunikimit mes ekuipazheve dhe zhvillimit të skenarëve të përbashkët operacionalë.

Këto aktivitete shërbejnë gjithashtu për rritjen e gatishmërisë dhe përgatitjen e personelit ushtarak për angazhime të koordinuara në kuadër të misioneve të Aleancës.

Kjo është hera e dytë brenda një muaji që luftanije të Aleancës mbërrijnë në Gjirin e Vlorës për të zhvilluar stërvitje të përbashkëta me flotën shqiptare, duke e kthyer këtë zonë detare në një hapësirë të rëndësishme për aktivitetet e bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes forcave aleate.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.