☁️
Tiranë 18°C · Vranët 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,863 ▲ +0.99% ETH $2,534 ▲ +0.96% XRP $1.4197 ▲ +0.91% SOL $111.7900 ▲ +1.32%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Katër viktima dhe qindra mijëra shtëpi pa energji elektrike pas kalimit të uraganit ”Isaia”

UASHINGTON, 11 tetor /ATSH-DPA/ – Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e uraganit “Isaias” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa qindra mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike, sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve amerikane.

”Në Florida, rreth 430 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike”, bëri të ditur guvernatori Ron DeSantis.

Sipas tij, një person humbi jetën pasi një pemë u rrëzua mbi çatinë e banesës së tij, ndërsa një tjetër u gjet i pajetë në një garazh ku po funksiononte një gjenerator.

Ndërkohë, autoritetet e emergjencave në Alabama raportuan rreth 200 mijë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Në këtë shtet janë regjistruar edhe dy viktima.

“Isaias” preku tokën në Florida të premten, me erëra që arritën shpejtësinë deri në 165 kilometra në orë.

Për arsye sigurie, në disa shtete ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Edhe pse stuhia është dobësuar gjatë natës dhe nuk klasifikohet më si uragan, autoritetet meteorologjike paralajmërojnë se rreziku për jetën mbetet i lartë, veçanërisht për shkak të përmbytjeve.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve, stuhia po lëviz drejt verilindjes, ndërsa zonat e Apalasheve qendrore dhe bregdeti i Atlantikut, përfshirë Uashingtonin, Filadelfian, Baltimorën dhe Nju Jorkun, pritet të përballen me reshje të dendura shiu dhe përmbytje të menjëhershme.

Në zonat më jugore, erërat e forta vijojnë të përbëjnë rrezik për rrëzimin e pemëve dhe ndërprerjen e energjisë elektrike.

Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia e formimit të tornadove në disa rajone./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.