Kronika

Kavaja pret të dielën, qytetarët besojnë se zgjedhjet do të shkojnë mirë

Në prag të zgjedhjeve të së dielës, në Kavajë situata duket e qetë, ndërkohë opozita po i jep ‘dorën e fundit’ përgatitjeve për protesten e paralajmëruar.
Të enjten në qytet zbarkuan disa deputetë të cilët zhvilluan takime me simpatizantët.
Qytetarët  e Kavajës besojnë se zgjedhjet do të shkojnë mirë.
“Me 90 përqind do të shkoj në votim, por ne duam qetësi. Ne jemi vëllezër si demokratë e socialistë. Nuk ka pse të ketë konflikte. Do të shkoj të votoj”, thonë qytetarët.
Megjithatë, policia thotë se ka marrë të gjitha masat që procesi të kalojë pa incidente. Qindra efektivë nga Tirana do të jenë të dielën në mbështejtje të Komisariatit të Kavajës, ndërkohë që zbatimi i planit të masave do të fillojë që prej mbrëmjes së të shtunës.
Sipas burimeve nga uniformat blu, në terren do te jënë edhe agjentë civilë dhe ata të forcave operacionale, të cilët do të vëzhgojnë situatën.
Po ashtu nuk do të lejohet grumbullimi i simpatizantëve që mund të vijnë nga rrethe të tjera, apo persona me precedentë penal që mund të cënojnë procesin.
Sipas burimeve në gadishmëri do të jenë edhe Forcat e Ndërhyjes së Shpejtë, të cilët mund të dalin në skenë në rast të trazirave apo provokimeve të mundshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button