⛈️
Tiranë 15°C · Stuhi 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.80 ▲1.34%
ARI 3,594 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
₿ CRYPTO
BTC $60,523 ▲ +1.14% ETH $1,693 ▲ +0.52% XRP $0.9532 ▲ +2.83% SOL $71.0900 ▲ +1.92%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.80 ▲1.34 % ARI 3,594 ▲0.83 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.80 ▲1.34 % ARI 3,594 ▲0.83 %
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
26 Nën 2026
Breaking
Politika

“Kemi marrë mendime edhe nga magjistratët”- Kodi i ri Penal, Gogu: Procesi i konsultimit vazhdon, takimi i fundit javën e ardhshme!

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, bëri sot të ditur se procesi i konsultimit për projekt-ligjin e ri të Kodit të Procedurës Penale vazhdon, edhe pse afati zyrtar u mbyll më 28 tetor.

Javën e ardhshme, ministria do të ulet me median dhe shoqërinë civile për konsultimin e fundit, përpara se te kryhet procesi i shqyrtimit te komenteve nga institucionet.

“Në 30 shtator e nxorëm projekt-ligjin për konsultim publik. Në 28 tetor e mbyllëm afatin zyrtar, por konsultimi vazhdon dhe puna nuk ka mbaruar ende,” tha ministri.

“Kemi marrë mendime nga gjyqtarët, prokurorët, SPAK-u, avokatët, ekspertët dhe vetë qytetarët,” u shpreh Gogu. Sipas tij, projekt-ligji është punuar edhe me ekspertët e Këshillit të Evropës dhe i është dërguar Komisionit Evropian.

Ministri pranoi se dokumenti ka marrë edhe kritika, të cilat po adresohen, dhe theksoi se konsultimi shërben për ta bërë ligjin më të mirë. “Dhe pikërisht për këtë shërben konsultimi, jo për të thënë se i kemi dëgjuar të gjithë,” tha ministri.

Para se projekti të marrë formën përfundimtare, mbeten tre hapa. I pari është takimi me median dhe shoqërinë civile javën e ardhshme. “Do të kryejmë edhe konsultimin e fundit,” u shpreh Gogu.

I dyti lidhet me transparencën e procesit.

“Çdo propozim që do të shqyrtohet do të ketë një kontribut që do të marrë përgjigje dhe raporti do të bëhet publik,” tha ministri.

I treti është vendimi përfundimtar. “Pastaj, në fund, është radha e qeverisë dhe vendos Kuvendi,” tha Gogu.

Ministri e mbylli mesazhin duke shpjeguar balancën që duhet të ruajë kodi i ri.

“Sepse një Kod i Procedurës Penale duhet të bëjë dy punë njëkohësisht, nga njëra anë të mbrojë të drejtat e qytetarit dhe nga ana tjetër t’u japë institucioneve mjetet ligjore për të hetuar krimin. Asnjëra më e fortë se tjetra,” tha ministri në mbyllje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.