“Kos rikonfirmoi që Shqipëria është një hap larg anëtarësimit”- Meçe: BE i ka qëndruar Shqipërisë në krah gjatë protestave të dhunshme!
Analisti Arben Meçe, i ftuar në një intervistë për emisionin “Tirana Live”, ka komentuar procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke u ndalur te deklaratat e komisioneres europiane Marta Kos, e cila ka rikonfirmuar progresin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Meçe vlerësoi mbështetjen e BE-së për Shqipërinë, ndërsa kritikoi retorikën e opozitës dhe protestat e dhunshme, të cilat, sipas tij, synojnë destabilizimin e vendit.
Ai theksoi se, pavarësisht sfidave, Shqipëria duhet të vijojë përmbushjen e kushteve të anëtarësimit, ndërsa mbështetja europiane mbetet e rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit politik dhe institucional.
“Vetë fjala e Marta Kos tha që Shqipëria dhe Mali i Zi kanë ecur në rrugën e anëtarësimit në BE. Shqipëria ka për detyrë plotësimin e të gjitha kushteve të grupkapitujve. Kos rikonfirmoi që Shqipëria është një hap larg BE-së.
Shqipëria është në një rrugë të mbarë drejt BE-së. Kjo është pozitive, por qentë që kemi, aktivitetin e tyre nuk e kryejnë vetëm në Shqipëri, por në Itali, Francë, që prodhuan trazira edhe në vendet e Bashkimit Europian. Në asnjë vend në Perëndim nuk shfrytëzohet kjo situatë për rrëzimin e qeverisë, këto janë teza allashqiptarëshe.
Fati ynë i keq është se retorika e tyre është shumë agresive edhe në media. Edhe me aksionet fizike, për djegien e Tiranës dhe për të destabilizuar vendin. Në këtë lëvizje BE i ka qëndruar Shqipërisë në krah, duke mos lejuar kaos nga protestat e dhunshme”, tha Meçe.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.