☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,710 ▼0.71%
DOW 51,537 ▼0.63%
NASDAQ 26,948 ▼1.09%
NAFTA 92.66 ▲2.36%
ARI 4,319 ▼1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $84,398 ▼ -2.51% ETH $2,672 ▼ -2.93% XRP $1.4985 ▼ -5.53% SOL $114.5700 ▼ -3.14%
S&P 500 7,710 ▼0.71 % DOW 51,537 ▼0.63 % NASDAQ 26,948 ▼1.09 % NAFTA 92.66 ▲2.36 % ARI 4,319 ▼1.31 % S&P 500 7,710 ▼0.71 % DOW 51,537 ▼0.63 % NASDAQ 26,948 ▼1.09 % NAFTA 92.66 ▲2.36 % ARI 4,319 ▼1.31 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Kosova

Kënga “Mora fjalë” heqet nga interneti, autori Naim Gjoshi insiston në të drejtën autoriale

Versioni origjinal i këngës së famshme, i kënduar nga Shkurte Fejza, është larguar nga të gjitha platformat pas kërkesës së autorit përmes zyrës ligjore "NewWay Consulting".

Kënga më e popullarizuar në Kosovë, e mbase edhe në mbarë shqiptarinë, “Mora fjalë”, është hequr nga të gjitha platformat në internet pas një kontesti për të drejtat e autorit. Bëhet fjalë për versionin origjinal të saj, të kënduar nga Shkurte Fejza, por të shkruar dhe komponuar nga Naim Gjoshi.

Ka qenë vetë Gjoshi ai që ka kërkuar largimin e këngës nga çdo kanal zyrtar, fakt të cilin e ka konfirmuar përmes zyrës ligjore “NewWay Consulting” për KosovaPress. “Në cilësinë e përfaqësuesit ekskluziv të autorit z. Naim Gjoshi, çdo vepër e tij që është publikuar apo shpërndarë pa leje në YouTube, Facebook, Instagram, TikTok apo në çdo platformë tjetër online, do të trajtohet si përdorim i paautorizuar”, tha zyra ligjore.

Sipas përfaqësuesve ligjorë, të gjithë ata që dëshirojnë ta përdorin këngën duhet të sigurojnë më parë lejen përkatëse nga vetë Gjoshi. Kërkesa për heqjen e këngës vlen për çdo platformë online ku ajo është publikuar pa autorizim.

KosovaPress ka kontaktuar edhe këngëtaren Shkurte Fejza për një reagim, por nuk ka marrë përgjigje. Redaksia po përpiqet të kontaktojë edhe këngëtarin Qazim Beka, i cili i pari e këndoi atë, fillimisht me titullin “Çohu Adem”.

Ndërkohë, fansat e këngës kanë reaguar në rrjetet sociale pas largimit të saj nga platformat, duke shprehur habinë për vendimin dhe duke pritur sqarime të mëtejshme nga palët e përfshira në kontest.

Burimi: KosovaPress

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.