Zjarri shkrumbon objektin afarist në Kijevë: dëmet 300 mijë euro, pronarët fajësojnë vonesën e zjarrfikësve
Një objekt afarist u përfshi nga flakët në Kijevë. Pronarët thonë se intervenimi i zjarrfikësve erdhi rreth një orë me vonesë, duke i bërë dëmet edhe më të mëdha.
Një objekt afarist është përfshirë nga zjarri në Kijevë, duke u shkrumbuar plotësisht në flakë. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë zjarrin që përfshiu objektin, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë për ta lokalizuar.
Sipas pronarëve, për fat të mirë asnjë nga punëtorët nuk ka pësuar lëndime, por dëmet materiale janë të rënda dhe kapin shifrën e 300 mijë eurove. Objekti është shkatërruar pothuajse tërësisht, duke i lënë pronarët pa mjetet e punës.
Për përhapjen e shpejtë të flakëve dhe pamundësinë e lokalizimit të tyre në kohë, pronarët fajësojnë kushtet në të cilat punojnë zjarrfikësit. Ata thanë për Klan Kosova se intervenimi i zjarrfikësve erdhi rreth një orë me vonesë, çka i bëri dëmet edhe më të mëdha.
Ndërkohë, nga Policia e Kosovës janë dhënë vetëm informatat bazike rreth këtij rasti, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit pritet të vijojnë.
Burimi: Klan Kosova



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.