🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 87.66 ▼1.02%
ARI 3,872 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,254 ▼ -1.95% ETH $1,802 ▼ -1.84% XRP $0.9506 ▼ -2.28% SOL $70.9500 ▼ -2.62%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 87.66 ▼1.02 % ARI 3,872 ▼0.37 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 87.66 ▼1.02 % ARI 3,872 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Politika

Këngë nacionaliste serbe në Bruksel/ Rama: Nuk duhet të kalojë në heshtje, Serbia duhet të njohë Kosovën

ryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në panelin “Arritjet e zgjerimit, reforma, investime dhe rritje”, në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, me një reagim të fortë ndaj interpretimit të një kënge nacionaliste serbe gjatë ceremonisë së hapjes së forumit. Rama e cilësoi ngjarjen si një veprim që nuk duhet të kalojë në heshtje, duke theksuar se, pavarësisht nëse ishte e qëllimshme apo rezultat i padijes, interpretimi i një kënge me përmbajtje nacionaliste në një aktivitet që promovon unitetin dhe integrimin evropian ishte i papranueshëm.

“Një e keqe që u bë dje përmes muzikës nuk duhet të kthehet sot në një të keqe të pranuar përmes heshtjes. Nuk e di nëse ishte e qëllimshme apo rezultat i injorancës, apo fakti që një këngë pa shije nacionaliste u interpretua në prag të këtij forumi, në të kundërt të gjithçkaje që përfaqësonte, për t’i shtuar plagës edhe fyerjen. U interpretua me titullin e bukur: ‘Melodi të unitetit’”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se kjo ngjarje nuk prek vetëm ndjenjat e shqiptarëve, por lidhet edhe me nevojën për të mos lejuar rikthimin e retorikave dhe përplasjeve të së kaluarës.

“Nuk është se lëndon vetëm ndjenjat e shqiptarëve, qytetarëve shqiptarë, kombit shqiptar, të Republikës së Kosovës, por ka të bëjë me nevojën për të mos lënë të kalojë në heshtje asgjë që na kthen në të shkuarën”, deklaroi kryeministri.

Më tej, Rama nënvizoi se prej vitesh ka qenë një mbështetës i afrimit të Serbisë me Bashkimin Evropian, duke argumentuar se stabiliteti dhe integrimi evropian i rajonit kërkojnë shmangien e retorikave nacionaliste dhe të betejave historike.

“Unë kam qenë avokat prej shumë vitesh për sa e rëndësishme është për fqinjësinë tonë, për ta mbajtur Serbinë në anën e Europës gjatë gjithë kohës dhe dua të sigurohem se ajo që po them të mos shkojë në të kundërt të kësaj dëshire, por, në të njëjtën kohë, mendoj se nuk duhet të lëmë hapësirë për betejat mesjetare që të shndërrohen në këngë mobilizuese apo fantazi mobilizuese të së sotmes”, tha Rama.

Në vijim, kryeministri shqiptar u ndal edhe te dialogu Kosovë-Serbi, duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve dhe njohja e Kosovës nga Serbia do të ishin në interes të të gjithë rajonit.

“Sa më shpejt Serbia të normalizohet dhe të njohë Republikën e Kosovës, aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për të gjithë të tjerët”, u shpreh ai.

Rama bëri thirrje për angazhim të përbashkët në transformimin e rajonit dhe afrimin e tij me Bashkimin Evropian, duke theksuar se integrimi nuk nënkupton humbjen e identiteteve dhe traditave të ndryshme të vendeve të rajonit.

“Nga ana tjetër, të gjithë ne duhet të angazhohemi për ta transformuar rajonin tonë në gjithçka për të cilën po flasim. Ne po kërkojmë të sjellim Europën atje, po kërkojmë të jemi vetvetja, me tradita e identitete të ndryshme”, theksoi Rama.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.