🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 87.55 ▼1.14%
ARI 3,875 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,118 ▼ -1.92% ETH $1,803 ▼ -1.45% XRP $0.9508 ▼ -1.77% SOL $70.8300 ▼ -2.36%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 87.55 ▼1.14 % ARI 3,875 ▼0.3 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 87.55 ▼1.14 % ARI 3,875 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Kosova

ICK nis Javën Globale të Ndërmarrësisë, të rinjtë në Kosovë optimistë për teknologjinë dhe inovacionin

Sot në Prishtinë ka nisur Java Globale e Ndërmarrësisë, e organizuar nga Qendra Inovative e Kosovës (ICK).

Për të 14-in vit më radhë, kjo javë është pikënisje e takimeve mes njerëzve që janë inovativë, që kanë ide e talente, por, nuk kanë pasur hapësira për t’i shprehë ato.

Java nisi me hapjen nga kryeministri Albin Kurti, i cili theksoi rëndësinë e teknologjisë në Kosovë, ku ndër tjera premtoi edhe më shumë investim në këtë fushë, në shkolla e universitete.

Po ashtu, për rëndësinë e kësaj jave ka folur edhe përfaqësuesi i ICK-së, Shpend Lila.

Në një prononcim për Telegrafin, ai tregoi se si do zhvillohet ky aktivitet.

“Ky është edicioni i 14-të që ne si Kosovë jemi nikoqirë të “Javës Globale të Ndërmarrësisë”. Është një javë që ne e organizojmë prej vitit 2012, mbahet diku në 200 shtete të botës, në të njëjtat data, me të njëjtin komunitet. Sot e kemi hapjen, kjo është hapja zyrtare, bashkë me kryeministrin Kurti, kjo javë sivjet edhe organizohet nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. Përgjatë gjithë javës, prej të hënës e deri të dielën, kemi me pasë diku përmbi 30 ngjarje që kanë me ndodhë jo veç në Prishtinë, por edhe në vende të ndryshme, qytete të ndryshme të Kosovës” ka thënë ai.

Po ashtu, Lila ka lartësuar edhe rolin e diasporës në Kosovë, duke thënë se është mirë që po investojnë në vend dhe po e shfrytëzojnë këtu kapitalin e tyre.

“Kosova e ka diku 950 kompani që janë në sektorin e ICT-së, e shumica prej tyre të fokusuara në Prishtinë, është sektor në rritje edhe po e shohim që është një interes ende më i madh i diasporës, që po kthehen për me hapë kompani këtu, t’u e shfrytëzuar kapitalin që e kanë bërë, qoftë në Evropën Perëndimore, qoftë në SHBA.

Kujtojmë se pjesë e Javës Globale të Ndërmarrësisë janë edhe Uranik Begu, Gem Maloku, Dorina Grezda, Mërgim Cahani dhe Marigona Ujkani./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.