☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,511 ▼0.57%
DOW 52,000 ▲0.64%
NASDAQ 26,376 ▼1.15%
NAFTA 75.83 ▲0.74%
ARI 4,351 ▼0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $65,028 ▼ -1.51% ETH $1,758 ▼ -1.96% XRP $1.1995 ▼ -2.58% SOL $72.3500 ▼ -2.23%
S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.83 ▲0.74 % ARI 4,351 ▼0.08 % S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.83 ▲0.74 % ARI 4,351 ▼0.08 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Politika

Kërcënohet deputetja Koçeku? Vokshi: Çfarë garancie kanë qytetarët e zakonshëm? Hasani: Nëse ndihet e kërcënuar, t’i drejtohet organeve kompetente

Deklarata e deputetes socialiste Marjana Koçeku mbi pretendimet për kërcënime nga një grup kriminal, ka qenë çështje diskutimi mes opozitës dhe socialistëve në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme.

Ka qenë deputetja demokrate Albana Vokshi ajo e cila pasi ka shprehur shqetësim dhe solidarizim me kolegen Koçeku, ka ngritur pyetjen mbi garancitë që kanë qytetarët kur sipas saj, krimi i organizuar arrin deri në pikën sa mund të kërcënojë një deputet të Kuvendit?

“Dua të shpeh një shqetësim të një lajmi të minutave të fundit. Një njoftim në një postim në rrjetet sociale të koleges sonë e cila është sekretare e këtij komisioni, koleges Koçeku. E para sepse është grua dhe shpreh solidaritetin tim. Është shqetësim që shkon përtej përkatësive politike dhe prek edhe vetë themelet e shtetit të së drejtës dhe rrugën e Shqipërisë në integrimin në BE.

Ajo ka deklaruar se është kërcënuar nga grupe kriminale dhe ka paralajmëruat se nëse familja e saj do të preket do të ketë pasoja të rënda. Kjo është ngjarje tronditëse dhe u bëj thirrje kolegeve socialiste të solidarizohen. Si është e mundur që një deputete, një përfaqësuese e popullit ndihet e kërcënuar nga grupet kriminale, nëse krimi i organizuar është në gjendje të ushtrojë kërcënime ndaj një deputeteje, një gruaje, atëherë çfarë ndodh me qytetarin e thjeshtë? Çfarë garancie kanë qytetarët e zakonshëm? Dhe ky nuk është vetëm një problem vetëm i rendit publik, por është një çështje që prek drejtpërsëdrejti procesin e integrimit europian”, tha Vokshi.

Nga ana e socialistëve, përgjigja erdhi nga kreu i Komisionit Igli Hasani. Ky i fundit dha mesazhin se kushdo që ndihet i kërcënuar duhet t’i drejtohet organeve kompetente, duke shtuar se “kush zgjedh instagramin për të bërë deklarata, kjo nuk është puna ime fare”..

“Të gjithë deputetët kanë ardhur përmes votës së lirë. Nuk ka përfaqësues të krimit. Rezultatet për të gjithë njësitë kanë qenë të qarta, procesi ka qenë transparent. Patjetër që kushdo që ndihet e kërcënuar, kushdo që ka indicie duhet t’i drejtohet organeve, t’i drejtohet Policisë së Shtetit menjëherë, nëse ka qoftë dhe një kërcënim të çfarëdo nuance.

Se kush zgjedh instagramin për të bërë deklarata, kjo nuk është puna ime fare. Për çdo shqetësim që kemi duhet ti drejtohemi organeve për të garantuar shtetin e së drejtës dhe në këtë mënyrë i bëjmë një kontribut shoqërisë dhe nuk e kthejmë shoqërinë në postime”, tha Hasani.

Deputetja Marjana Koçeku ngriti pak më parë akuza publike, duke pretenduar se ka rënë pre e kërcënimeve të drejtpërdrejta. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Koçeku ka adresuar një paralajmërim ndaj një prej fiseve të njohura në Shkodër, duke u zotuar për reagim ekstrem në rast se preket siguria e familjes së saj. “Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruante Koçeku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.