Kronika

Kërcënohet me jetë Arif Tafani kryetari i Bashkisë së Belshit

Kryetari i Bashkisë së Belshit, Arif Tafani ka denoncuar në polici një 31-vjeçar për kanosje për shkak të detyrës.

Arif Tafani është paraqitur në stacionin policor të Belshit këtë të martë, ku ka denoncuar se mesditën e së hënës, në vendin e quajtur Fusha e Bardhë të aksit Belsh-Pajovë, shtetasi me inicialet R.T., banues në Elbasan e ka kanosur me armë duke i kërkuar 300 mijë euro dhe një pjesë të tokës ku është planifikuar të ndërtohet godina e re e Bashkisë së qytetit.

Sipas policisë, shtetasit R.T., në vitin 2016 në qendër të Belshit i është prishur lokali i familjes se tij nga ana e Bashkisë, pasi ishte përfshirë në objektet që do prisheshin në zbatim të planit urbanistik të qytetit.

Policia menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga Kryetari i Bashkisë ka bërë kapjen dhe shoqërimin në Stacionin e Policisë Belsh të shtetasit R.T. për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit u kryen veprimet e para hetimore dhe materialet do të referohen pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale të “Kanosjes për shkak të detyrës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button