☁️
Tiranë 16°C · Vranët 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.16 ▲4.37%
ARI 4,544 ▼3.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $79,160 ▼ -2.63% ETH $2,227 ▼ -2.67% XRP $1.4368 ▼ -3.55% SOL $89.3500 ▼ -3.17%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.16 ▲4.37 % ARI 4,544 ▼3.02 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.16 ▲4.37 % ARI 4,544 ▼3.02 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
16 May 2026
Breaking
Kronika

Gjykata pezullon shkatërrimet në Himarë, protestë e banorëve dhe Dules

Të paktën 8 objekte u prishën në Himarë, deri në mesditë, kur Gjykata e Vlorës pas ankesës së banorëve nxori një vendim për pezullimin e aksionit të IKMT.

Vendimi i dhënë nga Gjykata Administrative e Shkalllës së parë Vlorë, e cila pranoi sigurimin e padisë se disa familjeve duke urdhëruar inspektoratin e mbrojtjes së territorit Himarë që te mos kryeje asnjë veprim mbi pronat e tyre.

Për Fatmir Metën, drejtori IKMT, ky vendim i Gjykatës për masën e sigurisë ndaj pronave të të gjitha familjeve është i paligjshme ndaj e kanë apeluar.

Aksioni kishte nisur në orët e para të mëngjesit, mes protestës së banorëve dhe komenteve të kreut të PBDNJ, Dule.

“Sjellja e Kryeministrit ndaj Himarës dhe himariotëve, mund të krahasohet me sjelljen e një pushtuesi. Rruga e vetme që i ngelët është mërgimi dhe shpërngulja”, tha Dule.

Gjatë aksionit, një person është shoqëruar në polici pasi tentoi t’i vinte flakën një autoboti me gaz në një pikë karburanti që po shembej.

163 forca policore, të mbështetura nga 10 grupe të FNSH shoqëruan fadromat në aksion.

Pritet të qartësohet se kur do të prishet pjesa tjetër e 23 objekte që janë në plan për t’i hapur rrugë rikualifimit urban të qytetit, e cila nga çështje infrakstrukture ka marrë nota politike për shkak te reagimeve të Athinës zyrtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.