☁️
Tiranë 30°C · Vranët 16 June 2026
S&P 500 7,557 ▲0.03%
DOW 52,080 ▲0.79%
NASDAQ 26,708 ▲0.09%
NAFTA 76.83 ▼3.29%
ARI 4,356 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
₿ CRYPTO
BTC $65,874 ▼ -0.96% ETH $1,788 ▼ -1.36% XRP $1.2220 ▼ -1.47% SOL $73.5500 ▲ +0.01%
S&P 500 7,557 ▲0.03 % DOW 52,080 ▲0.79 % NASDAQ 26,708 ▲0.09 % NAFTA 76.83 ▼3.29 % ARI 4,356 ▲0.11 % S&P 500 7,557 ▲0.03 % DOW 52,080 ▲0.79 % NASDAQ 26,708 ▲0.09 % NAFTA 76.83 ▼3.29 % ARI 4,356 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
16 Jun 2026
Breaking
Kosova

“Kërcënoi fqinjin me sopatë pas mosmarrëveshjes për pronën”, dënohet me një vit burgim i pandehuri në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.A., për shkak të veprës penale kanosja.

Sipas një njoftimi për media thuhet se Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, e kryesuar nga gjyqtarja e vetme gjykuese Mimoza Maloku Shabani, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin F.A., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi efektiv në kohëzgjatje prej një viti.

“I pandehuri akuzohet se më datë 8 mars 2026, rreth orës 11:45, në një fshat në Komunën e Ferizajt, me qëllim të frikësimit e kanos të dëmtuarin – akuzuarin V.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme dhe shqetësimeve të vazhdueshme që i`a bënte i akuzuari lidhur me pronën, ashtu që me dashje dhe me qëllim të frikësimit me mjet (sopatë) e mbanë lartë në pozicion të përshtatshëm për t`i shkaktuar lëndime trupore, pastaj e kanos me fjalë “qetash ta …(fjalë fyese)… e nanës që po mi thirr policinë” me të cilat veprime tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe pasigurisë për jetën e tij.

Me aktvendim të veçantë të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar. Kjo masë të pandehurit i është caktuar me arsyetimin se në seancën fillestare të mbajtur më datë 16 qershor 2026 pasi që i njëjti ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet, i njëjti përsëri e ka kanosur të dëmtuarin – akuzuarin V.M. Ashtu mes tjerash ka thënë: “nuk jam penduar për këto veprime dhe me gjak do ta paguaj sakicën djali i vëllait të tij që’ është polic dhe unë nuk e la këtë punë me kaq dhe e njoftoj se radion nuk e ndali kurrë e përjetë”.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.