Kronika

Vettingu, Ina Rama: Jam e paanshme. Noka: Të skualifikoi Strasburgu

Ish-kryeprokurorja Ina Rama ishte paraditen e sotme për një seancë dëgjimore në komisionin ad-hoc për vlerësimin e kandidatëve që do të përbëjnë organet e vettingut, ku kandidon për Kolegjin e Apelimit.

Rama u shpreh se gëzon besueshmërinë e publikut për këtë rol është e paanshme dhe nuk ka lidhje me asnjë forcë politike.

“Unë gëzoj besueshmërinë e publikut për këtë rol. Kam qenë e paanshme, nuk jam pranë asnjë force politike. Kam hetuar çështje ku kanë qenë të përfshirë aktorë politik. Nuk kam asnjë lloj komunikimi me kryeministrin Rama”, tha Ina Rama.

Në përgjigje të fjalimit të saj, deputeti demokrat Flamur Noka i ka kujtuar ish-kryeprokurores se ishte skualifikuar nga Gjykata e Strasburgut, ku ishte një nga kandidatet potenciale të dërguara nga shteti shqiptar.

Por sipas Ramës, arsyet që sollën skualifikimin e saj nga kjo gjykatë nuk ishin personale, por procedurale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button