☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.02 ▼0.11%
ARI 4,135 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,594 ▲ +2.85% ETH $2,425 ▲ +4.61% XRP $1.3243 ▲ +3.49% SOL $96.6800 ▲ +3.66%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.02 ▼0.11 % ARI 4,135 ▲1.52 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.02 ▼0.11 % ARI 4,135 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Kërkohej prej një muaji nga familja, braziliania gjendet në Lushnje

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dy persona të akuzuar për prostitucion dhe shfrytëzim prostitucioni. Bëhet fjalë për shtetasin shqiptar S.M dhe një braziliane.

Hetimi nisi pas një kërkese nga Ambasada e Brazilit në Tiranë. Familjarët e shtetases braziliane kishin humbur kontaktet me të prej rreth një muaji dhe kërkuan ndihmë për gjetjen e saj.

Pas verifikimeve, Prokuroria Fier dhe Policia Gjyqësore identifikuan personin që kishte pasur kontaktet e fundit me të dhe nisën hetimet.

Sipas Prokurorisë, shtetasja braziliane kishte hyrë në Shqipëri në shtator të vitit 2025 dhe dyshohet se ushtronte prostitucion në Tiranë, Golem dhe Lushnje.

Nga hetimet rezultoi se S.M. dyshohet se e kishte ndihmuar duke i siguruar klientë, duke negociuar pagesat dhe duke përfituar nga kjo veprimtari.

Provat e mbledhura përfshijnë deklarime, kontrolle të telefonave celularë, komunikime elektronike dhe materiale të tjera hetimore.

Shtetasja braziliane u gjet në një banesë në fshatin Karbunarë të Bashkisë Lushnje, gjatë ndërhyrjes së Policisë Gjyqësore. Prokuroria Fier thekson se vijon punën për hetimin e rasteve që lidhen me shfrytëzimin dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.