⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.63 ▲1.6%
ARI 3,993 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,073 ▼ -2.28% ETH $2,232 ▼ -3.44% XRP $1.2499 ▼ -3.04% SOL $97.0400 ▼ -2.8%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.63 ▲1.6 % ARI 3,993 ▼0.96 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.63 ▲1.6 % ARI 3,993 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Kërkohen më shumë para për rrugët/ Ankohet ministrja: Na u dha vetëm 45% e nevojave

Projektbuxheti i vitit të ardhshëm, i cili ka nisur diskutimet në Kuvend parashikon nivelin më të lartë historik të investimeve publike. Në këtë kuadër, fondet buxhetore për vitin 2021 janë orientuar tek infrastruktura, e cila ka marrë edhe rritjen më të madhe në krahasim me ministritë e tjera. Por, pavarësisht kësaj, Financat kanë miratuar vetëm 45% të fondeve të kërkuara nga ky dikaster.
Më shumë financime për vijimësinë e projekteve infrastrukturore të nisura. Është kjo kërkesa e ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku për Financat sipas të cilës rritja e fondeve do të shmangte krijimin e detyrimeve të prapambetura.

Më konkretisht, ka kërkuar një shtesë fondi të konsiderueshëm prej 10 miliardë lekë për transportin rrugor, kryesisht për ndërtimin e rrugëve, 200 milionë lekë më shumë për transformimin e porteve detare si dhe një shtesë prej 2 miliardë lekësh për sistemin e kanalizimeve si dhe një rishikim të buxhetit për Agjencinë e Eficiencës së Energjisë.

Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë:

“Ne kemi kërkuar 60.5 miliardë lekë dhe na është miratuar vetëm 45%. Disa projekte mund të vihen në rrezik, por ne do të mundohemi ti shpenzojmë në mënyrë eficente. Në transportin rrugor ne kërkojmë që shpenzimet korrente të rriten me 2 miliardë lekë, një rritje prej 8 miliardë lekë për projektet ekzistuese për të mos krijuar detyrime të prapambetura. Kërkojmë 200 milionë lekë shtesë për projektet e transportit detar. Transporti hekurudhor është buxhetuar 1.2 miliardë lekë, këtu nuk kemi ankesa. Agjencia e Eficiencës së Energjisë ka nevojë për rishikim të buxheti.”
Ministrja Balluku ka njoftuar hapjen garës ndërkombëtare më 15 Nëntor për ndërtimin e një impianti diellor në Spitallë me një kapacitet të instaluar prej 100 MW.

Ndërsa është ndalur te rruga Fushë-Krujë-Krujë, Balluku ka deklaruar se po shikohet mundësia e përfshirjes së saj në koncesionin e aksit Milot – Fier, për të cilën ministria ka vendosur një shtyrje të afatit të dorëzimit të ofertave më 9 Nëntor, nga 28 Tetori që ishte planifikuar më herët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.