Këshilli Bashkiak i Përrenjasit voton kundër bashkimit me Librazhdin
Këshilli Bashkiak i Prrenjasit ka votuar unanimisht kundër propozimit për bashkimin e bashkisë me Librazhdin, në kuadër të Reformës Territoriale.
Në mbledhjen e posaçme morën pjesë 17 këshilltarë dhe të 17 votuan kundër, pa asnjë votë pro apo abstenim.
Gjatë mbledhjes u bë publik edhe raporti i dëgjesave me qytetarët. Sipas tij, nga 400 pjesëmarrës në konsultimet publike, 398 janë shprehur kundër bashkimit me Librazhdin, ndërsa vetëm 2 janë shprehur pro.
Qëndrimi i Këshillit Bashkiak do t’i përcillet institucioneve përgjegjëse si pjesë e procesit të konsultimit për projektligjin e propozuar nga një grup deputetësh socialistë për Reformën Territoriale, i cili kërkon mendimin e qytetarëve, këshillave bashkiakë dhe kryetarëve të bashkive.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.