Kronika

Këshilli i Evropës: Ja pse refuzuam kandidatët e qeverisë shqiptare për gjyqtar në Strasburg

Zbulohen arsyet përse Këshilli i Evropës rrëzoi tre kandidaturat e propozuara nga qeveria shqiptare për një vend në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Zyrtarisht KiE sqaron se refuzimi i kandidaturave të Sokol Berberit, Ina Ramës dhe Gent Ibrahimit është bërë pasi është vënë re se procedurat e përzgjedhjet së tyre në Shqipëri nuk janë në përputhje me standardet e kërkuara nga Asambleja dhe Këshilli i Ministrave të BE-së.

RAPORTI

Në praktikë Këshilli i Europës mund t’i rrëzojë kandidaturat për dy arsye: procedurat e brendshme të përzgjedhjes së tre kandidaturave nuk kanë qenë të ndershme dhe transparente; kandidaturat nuk plotësojnë aftësitë profesionale apo të integritetit.

Duke kujtuar miratimin e ligjit të vettingut në parlamentin shqiptar, Këshilli i Evropës nënvizon se komisioni i përzgjedhjes së kandidatëve nuk ka zbatuar legjislacionin shqiptar për verifikimin e figurës së gjyqtarëve.

“Duke marrë parasysh faktin që Shqipëria nuk ka rregulla të veçanta që ofrojnë për ndjekjen e procedurës për zgjedhjen e gjyqtarëve shqiptarë në një organizatë ndërkombëtare, së bashku me faktin se procedura kombëtare që çoi në zgjedhjen e gjyqtarit Bianku u mbajt para kritereve të miratuara në vitin 2009, menaxhimi i procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për postin e gjyqtarit shqiptar në

Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, është administruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Duhet theksuar se me ligjin nr. 76/2016 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar “solli ndryshime që prekur një pjesë të konsiderueshme të dispozitave të Kushtetutës, duke parashikuar një ndryshim radikal në legjislacionin në tërësi dhe në sistemin e drejtësisë në mënyrë të veçantë.

Në përputhje me këto ndryshime është projektuar krijimi i një mekanizmi të veçantë. Ai propozon një proces të kontrollit (vettingut) të çdo gjyqtari dhe prokurori në çdo nivel.”- thekson Këshilli i Evropës.

Sipas KiE, “gjatë kryerjes së procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve për postin e gjyqtarit të Shqipërisë në GJEDNJ, nuk është zbatuar legjislacioni në fuqi: në lidhje me pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë; duke siguruar integritetin e personave të zgjedhur, të emëruar apo të ushtrimit të funksioneve publike; për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë; për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike.”

Mandati i gjyqtarit shqiptar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ), Ledi Bianku, përfundon më 31 janar 2017.

KANDIDATET

Qeveria shqiptare përzgjodhi tre kandidatët për postin e anëtarit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Komisioni përzgjedhës i përbërë nga konstitucionalistë dhe ekspertëve ligjorë vendosi të përzgjidhte kandidaturën e Sokol Berberit, aktualisht anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, ish-kryeprokurores Ina Rama, si dhe ekspertit të Reformës në Drejtësi, Gent Ibrahimi.

Nga tre emrat e propozuar nga qeveria shqiptare do të përzgjidhej një kandidat, i cili do të zëvendësonte gjyqtarin aktual shqiptar, Ledi Bianku.

Gjyqtarët shqiptarë që emërohen në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut shqyrtojnë kryesisht ankimimet e qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë të drejtën e tyre për çështjet pronësore, pasi u është mohuar e drejta në shkallët e gjyqësorit vendës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button