☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.58 ▲0.04%
ARI 4,155 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,803 ▼ -1.27% ETH $2,398 ▼ -1.47% XRP $1.3028 ▼ -0.97% SOL $104.7000 ▼ -1.05%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.58 ▲0.04 % ARI 4,155 ▼0.13 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.58 ▲0.04 % ARI 4,155 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Kosova

Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën, çfarë përmban raporti i ri i OKB-së?

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) do të mbajë sot mbledhjen e radhës për situatën në Kosovë, ku pritet të diskutohen zhvillimet politike, gjendja e sigurisë dhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mbledhja është paraparë të nisë në orën 15:00 sipas kohës së Nju Jorkut, përkatësisht në orën 21:00 sipas kohës së Kosovës.

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut, Peter Due, pritet të paraqesë raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm për Kosovën, i cili përfshin periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2026.

Sipas organizatës Security Council Report, në raport vlerësohet se situata e përgjithshme e sigurisë ka mbetur e qëndrueshme, ndërsa gjatë periudhës së raportimit kanë vazhduar vështirësitë në funksionimin e institucioneve dhe përparimi i kufizuar në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Një pjesë e diskutimeve pritet t’u kushtohet zhvillimeve politike në Kosovë, përfshirë formimin e qeverisë në shtator dhe zgjedhjen e Justina Pula-Shirokës presidente më 7 tetor, me 81 vota.

Në fokus pritet të jetë edhe situata në veri të Kosovës. Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm e përshkruan gjendjen në këtë pjesë të vendit si të qetë, por të brishtë, për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet autoriteteve qendrore dhe atyre lokale.

Në dokument përmenden edhe çështjet që lidhen me kompetencat komunale, rrënimin e objekteve, dëbimet nga pronat dhe veprimet e Policisë së Kosovës. Këto zhvillime janë trajtuar në raport në kontekstin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve.

Çështje tjetër që pritet të diskutohet është dialogu Kosovë-Serbi dhe zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, raporton KP. Sipas raportit, gjatë periudhës së përfshirë nuk është mbajtur takim i nivelit të lartë në kuadër të dialogut, megjithëse përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Peter Sørensen, ka vazhduar kontaktet me të dyja palët.

Në mbledhje mund të trajtohen edhe përpjekjet për rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin e drejtësisë së Kosovës, si dhe përgjegjësia për sulmin e armatosur në Banjskë në shtator 2023.

Raporti përmend gjithashtu çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Sipas të dhënave të përfshira në dokument, deri më 15 shtator 2026, fati i 1 mijë e 579 personave vazhdonte të mbetej i pazbardhur.

Në mbledhje pritet të ketë qëndrime të ndryshme edhe për të ardhmen e UNMIK-ut. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar më herët mbylljen e misionit, ndërsa Britania e Madhe ka mbështetur rishikimin strategjik të rolit dhe përgjegjësive të tij. Rusia dhe Kina kundërshtojnë reduktimin e misionit.

Në seancë pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian.

Kjo është mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit të Sigurimit për Kosovën gjatë vitit 2026.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.