☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,726 ▲0.09%
DOW 52,133 ▲0.99%
NASDAQ 26,595 ▼0.37%
NAFTA 95.98 ▲2.22%
ARI 4,176 ▲1.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,443 ▲ +0.68% ETH $2,434 ▼ -0.21% XRP $1.3419 ▲ +0.25% SOL $105.7700 ▲ +1.07%
S&P 500 7,726 ▲0.09 % DOW 52,133 ▲0.99 % NASDAQ 26,595 ▼0.37 % NAFTA 95.98 ▲2.22 % ARI 4,176 ▲1.67 % S&P 500 7,726 ▲0.09 % DOW 52,133 ▲0.99 % NASDAQ 26,595 ▼0.37 % NAFTA 95.98 ▲2.22 % ARI 4,176 ▲1.67 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Kosova

KFOR-i dhe Policia e Kosovës patrullojnë bashkë në kufi

Komandanti i Komandës së Forcave të NATO-s në Napoli, admirali George M. Wikoff, dhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kanë vizituar të mërkurën veriun e Kosovës.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë vizitës ata kanë vëzhguar pjesëtarët e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës duke realizuar një patrullim të përbashkët përgjatë kufirit.

Wikoff dhe Vergori janë takuar edhe me kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Milosh Peroviq, me të cilin kanë diskutuar dhe vlerësuar situatën e sigurisë në këtë zonë.

KFOR-i ka bërë të ditur se vazhdon ta vlerësojë rregullisht situatën në terren, të angazhohet me të gjitha komunitetet dhe të ruajë gatishmërinë operacionale.

Misioni i NATO-s në Kosovë ka ritheksuar përkushtimin për përmbushjen e detyrave të tij me profesionalizëm dhe paanshmëri./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.