☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 97.73 ▼6.14%
ARI 3,958 ▲1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,935 ▲ +0.02% ETH $2,288 ▲ +1% XRP $1.2549 ▲ +0.21% SOL $94.4100 ▼ -0.47%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 97.73 ▼6.14 % ARI 3,958 ▲1.5 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 97.73 ▼6.14 % ARI 3,958 ▲1.5 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

KIEV – Zelensky: Diplomacia, sanksionet dhe dronët do ta detyrojnë Rusinë të zgjedhë paqen

KIEV, 3 gusht /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se shpreson që deri në vjeshtë, presioni ndaj Rusisë të jetë aq i madh sa Moska të pranojë t’i japë fund luftës.

Duke folur para ambasadorëve ukrainas në Kiev, Zelensky tha se sulmet ukrainase me dronë me rreze të mesme dhe të gjatë, sanksionet ndërkombëtare dhe përpjekjet diplomatike, duhet të veprojnë së bashku për ta lënë Rusinë “pa asnjë alternativë tjetër përveç paqes”.

Megjithatë, ai theksoi se Ukraina po përgatitet edhe për një tjetër dimër lufte, duke u kërkuar ambasadorëve të sigurojnë më shumë armë dhe mbështetje teknike nga partnerët ndërkombëtarë.

Sipas tij, çdo ambasador duhet të kontribuojë në sigurimin e armatimeve për Ukrainën.

Zelensky përmendi si një projekt të rëndësishëm bashkëpunimin me partnerët evropianë për ndërtimin e sistemit të mbrojtjes ajrore “Freyja”.

Ai akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin se po zvarrit përfundimin e luftës dhe po përgatitet për një mobilizim të ri ushtarak.

Sipas Zelensky, Kremlini nuk ka dhënë asnjë shenjë se po heq dorë nga objektivat e tij në luftë.

Në fund të qershorit, Zelensky njoftoi nisjen e një faze 40-ditore operacionesh të inteligjencës, me synimin për të rritur presionin ndaj Rusisë që të lëvizë drejt paqes. Ky afat përfundon ditën e nesërme. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.