☁️
Tiranë 23°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,486 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 85.93 ▼0.69%
ARI 3,951 ▼1.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $72,829 ▼ -1.63% ETH $2,018 ▼ -1.95% XRP $1.0379 ▼ -1.88% SOL $82.3300 ▼ -1.99%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.93 ▼0.69 % ARI 3,951 ▼1.23 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.93 ▼0.69 % ARI 3,951 ▼1.23 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Bota

KIEV – Zelensky: SHBA kufizon sërish sistemin satelitor ushtarak “Starshield”

KIEV, 12 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se sistemi amerikan i komunikimit satelitor ushtarak “Starshield”, i kompanisë “SpaceX”, po përballet prej disa ditësh me kufizime të reja në Ukrainë, duke vështirësuar operacionet e mbrojtjes ajrore kundër sulmeve ruse.

“Fatkeqësisht, njësitë tona kanë konstatuar prej disa ditësh ndërprerje të konsiderueshme në funksionimin e ‘Starshield’ mbi territorin ukrainas”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale. Sipas tij, problemet nuk janë defekte të rastësishme teknike, por kufizime sistematike të shpejtësisë së funksionimit të sistemit.

Presidenti ukrainas shpjegoi se terminalet “Starshield”, versioni ushtarak i rrjetit civil “Starlink”, po kufizohen sërish kur pajisjet lëvizin me shpejtësi rreth 160 kilometra në orë, njësoj si në tetor. Sipas tij, kjo pengon ndjeshëm përdorimin e dronëve interceptues ukrainas kundër dronëve rusë me shpejtësi të lartë, duke dobësuar aftësitë mbrojtëse të vendit.

Zelensky pretendoi se disa municione ruse kanë arritur tashmë objektivat e tyre për shkak të këtyre kufizimeve. Ai akuzoi se situata po i ndihmon forcat ruse të kryejnë sulme më të sakta dhe të shkaktojnë më shumë viktima ukrainase, ndërsa Kievi po përpiqet të sqarojë rrethanat me autoritetet amerikane.

Kufizime të ngjashme ishin raportuar edhe në tetor, kur Zelensky akuzoi Uashingtonin se qëndronte pas tyre. Shtëpia e Bardhë dhe miliarderi Elon Musk, pronar i “SpaceX”, i hodhën poshtë atëherë akuzat, ndërsa kufizimet u hoqën më pas me kërkesë të presidentit amerikan Donald Trump.

Zhvillimet e fundit ndodhin në një moment të rëndësishëm diplomatik, pas rifillimit të negociatave të drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës në Abu Dabi, nën ndërmjetësimin amerikan. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.