☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 20 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
₿ CRYPTO
BTC $63,676 ▲ +1.69% ETH $1,725 ▲ +1.78% XRP $1.1501 ▲ +1.83% SOL $71.7600 ▲ +4.84%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
20 Jun 2026
Breaking
Bota

Kina dhe Britania zotohen të forcojnë partneritetin në ‘epokën e artë’ të lidhjeve dypalëshe

Kina dhe Britania kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh në fusha si tregtia, financa, kujdesi shëndetësor dhe ndërtimi i qyteteve inteligjente, duke u zotuar të nxisin më tej partneritetin strategjik në epokën e artë të lidhjeve dypalëshe.

Marrëveshjet u nënshkruan gjatë vizitës së kryeministres britanike Theresa May në Pekin. Ajo mori pjesë së bashku me homologun kinez Li Keqiang, në takimin vjetor të kryeministrave Kinë-Britani, në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin.

Duke vënë në dukje se të dy vendet janë në një fazë vendimtare të zhvillimit, kryeministri Li Keqiang i bëri thirrje Kinës dhe Britanisë që të shfrytëzojnë mundësitë dhe të punojnë së bashku për të ngritur më tej partneritetin e ‘Epokës së Artë’ në një pikë të re historike.

Kina dhe Britania ranë dakord të përqafojnë “Epokën e Artë” për marrëdhëniet dypalëshe në tetor të 2015-s.

Li u bëri thirrje vendeve të dërgojnë sinjale të forta bashkëpunimi në mënyrë që tregjet botërore të kenë pritshmëri të qëndrueshme.

“Vitin e kaluar, investimi i ndërmarrjeve kineze në Britani u rendit ndër më të lartat në krahasim me kompanitë kineze në vendet e tjera europiane. Ne jemi të gatshëm gjithashtu të mirëpresim investimet britanike në Kinë. Kemi diskutuar mbi bashkëpunimin financiar, duke përfshirë edhe vazhdimin e lëshimit të bonove Panda në Mbretërinë e Bashkuar. Ne do të përshpejtojmë përgatitjet përfundimtare të programit mbi bashkimin e tregjeve të aksioneve të Shangait dhe Londrës, do të rishikojmë afatin kohor dhe do të fillojmë menjëherë punën sapo të plotësohen kushtet”, tha kryeministri Li Keqiang.

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se Britania është e gatshme të nxisë bashkëpunimin me Kinën mbi nismën “Një brez, një rrugë”, ndërsa u bëri thirrje të dy vendeve që të zbulojnë bashkëpunimin për novacionin, financat, mbrojtjen e pronës intelektuale dhe inteligjencën artificiale.

“Ne i mirëpresim mundësitë e ofruara nga nisma “Një brez, një rrugë” për të nxitur më tej zhvillimin e qëndrueshëm në të gjithë Azinë dhe mbarë botën. Sikurse me Bankën Aziatike të Investimeve në Infrastrukture, Britania e Madhe është një partnere e zakonshme e nismës “Një brez, një rrugë”, tha kryeministrja britanike.

May, e cila e nisi vizitën e saj tre ditore në qytetin e Wuhan-it të mërkurën, shoqërohet në këtë vizitë nga 50 drejtues biznesi dhe institucioneve tregtare të Britanisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.