Bota
Kina kundërpërgjigjet, merr nën kontroll konsullatën amerikane
Sipas Global Times, autoritetet kineze hynë në konsullatë herët në mëngjes
Autoritetet kineze sot kanë marrë nën kontroll konsullatën amerikane në qytetin e saj jugperëndimor Chengdu, njoftuan mediat zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Global Times, autoritetet kineze hynë në konsullatë herët në mëngjes.
Ky hap erdhi pasi konsullata kineze në Houston të Teksasit u mbyll të premten mes akuzave për spiunazh nga SHBA.
SHBA akuzon hakerët kinezë për vjedhje të informacioneve nga kompani në Teksas, të përfshirë në hulumtimin për COVID-19.
Ministria e Jashtme e Kinës protestoi për masën e Washingtonit të shtunën duke paralajmëruar “reagime të ligjshme dhe të nevojshme”.