☁️
Tiranë 15°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,509 ▼0.55%
DOW 52,184 ▼0.39%
NASDAQ 24,998 ▼1.01%
NAFTA 86.37 ▼0.55%
ARI 4,036 ▼1.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,428 ▼ -1.94% ETH $2,045 ▼ -3.95% XRP $1.0641 ▼ -2.72% SOL $83.0200 ▼ -4.29%
S&P 500 7,509 ▼0.55 % DOW 52,184 ▼0.39 % NASDAQ 24,998 ▼1.01 % NAFTA 86.37 ▼0.55 % ARI 4,036 ▼1.91 % S&P 500 7,509 ▼0.55 % DOW 52,184 ▼0.39 % NASDAQ 24,998 ▼1.01 % NAFTA 86.37 ▼0.55 % ARI 4,036 ▼1.91 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Një grua në krye të “FBI shqiptare”/ Aida Hajnaj e përzgjedhura e SPAK për të drejtuar BKH

Byroja Kombëtare e Hetimit sipas rekomandimit të SPAK do të drejtohet nga një grua.
Komisioni përzgjodhi Aida Hajnaj  si kandidaten më të kualifikuar për të drejtuar BKH-në për një mandate pesë vjeçar, e konsideruar ndryshe si FBI-ja shqiptare, ndërsa tre kandidatët e tjerë u skualifikuan.

Sipas procedurës, emri i Aida Hajnaj do t’i shkojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për firmën përfundimtare.
Emri i drejtueses së BKH-së të rekomanduar nga SPAK, do të duhet që të marrë në shumicë të thjeshtë votash në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Pra nga 9 vota që KLP ka aktualisht, Aida Veizaj, duhet të marrë 5 vota, në të kundërt procesi do të duhet të nis nga e para.

Zgjedhja e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kaloi nëpërmjet një procesi ku për herë të parë u përdor makina e së vërtetës, gara fizike dhe mendore; të gjitha këto të monitoruara nga partnerët europianë dhe amerikanë.

Lidhur me rekomandimin e Aida Veziajt Hajnajt, reagoi edhe ambasadorja:

“Një tjetër hap përpara në rrugën e reformës në drejtësi, në një kohë që Komisioni përzgjedhës për kreun e BKH-së, i dërgon KLP-së emrin e Aida Hajnat për aprovim. Hapi tjetër, trajnimi i tyre me FBI-në dhe me më të mirët ligjzbatues amerikanë. Gur mbi gur bëhet mur!”.

Aida Hajnaj, aktualisht është në pozicionin Zv.Drejtore e Përgjithshme Policisë së Shtetit. Ajo ka mbajtur detyra të rëndësishme në këtë strukturë, si shefe e Sektorit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar.

Më pas në 2016 u emërua si Drejtore e Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin, detyrë qe e mbajti 2 vjet. Daljet e saj televizive janë te rralla. Një vit me pare në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Ajo foli për përfshirjen në radhët e policisë:

“Kam mbaruar studimet për juridik. U emërova në strukturat hetimore të asaj kohë, për tu bërë më pas pjesë e policisë së shtetit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.