Bota

Kinë-Britani, bashkëpunimi shkencor e teknologjik hyn në epokën e artë

Bashkëpunimi shkencor dhe teknologjik midis Kinës dhe Mbretërisë së Bashkuar ha hyrë tani në epokën e artë dhe aktivitetet bashkëpunuese midis dy vendeve do të nxiten më tej gjatë vizitës së kryeministres britanike Theresa May në Kinë.

Philip Coates, një profesor i Shkollës së Inxhinierisë të Universitetit të Bradford-it, tha se shkenca dhe teknologjia vlerësohet maksimalisht në Kinë.

“Nga pikëpamja strategjike, mund të shihni zhvillimin e ekonomisë kineze dhe dëshirën e tyre për të nxitur shkencën dhe teknologjinë. Mendoj se lidhja midis shkencës dhe teknologjisë është forcuar në Kinë dhe ekonomia është shumë më e hapur sesa ajo në Britaninë e Madhe. (Shkenca) është e vlerësuar.”

Qëndrimi i profesorit i bën jehonë deklaratave të ministrit kinez të Shkencës dhe Teknologjisë, Wan Gang, i cili tha më herët këtë muaj se shpenzimet e Kinës për kërkimin dhe zhvillimin në vitin 2017 ishin më shumë se 2 për qind të PBB-së. Ky nivel shpenzimesh po arrin nivelin mesatar të 15 vendeve të Bashkimit Europian.

Profesor Coates pa te Kina një potencial të madh në shkencë dhe teknologji kur ai e vizitoi për herë të parë në vitin 2000.

Shkencëtari i lartë i inxhinierisë polimere fitoi çmimin që u jepet shkencëtarëve të huaj në Kinë këtë muaj, për bashkëpunimin e tij në disa dekada me studiuesit kinezë në fushën e materialeve të përparuara, veçanërisht ato që zbatohen në teknologjitë e kujdesit shëndetësor.Që atëherë Coates ka krijuar shumë platforma dhe projekte bashkëpunimi shkencore dhe teknologjike me kolegët e tij kinezë.

Profesori kujton momentin kur mori çmimin.

“Çmimet ndërkombëtare ishin të parat dhe presidenti Xi Jinping me ekipin e tij erdhi për të shtrënguar duart. Kjo na bëri të ndihemi jashtëzakonisht të veçantë. Uroj që politikanët në Perëndim të jenë kaq të qartë për vlerën që shkenca dhe teknologjia kanë në ekonomi”.

Profesor Coates është gjithashtu anëtar i Akademisë Mbretërore të Inxhinierisë. Akademia ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën Globale për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin në Energji që financohet nga Kina.

Sipas marrëveshjes, të dy palët kanë rënë dakord të zhvillojnë kërkime të përbashkëta shkencore për energjinë e rinovueshme.

John Loughhead është këshilltari kryesor shkencor i Departamentit Britanik të Biznesit, Energjisë dhe Strategjive Industriale. Ai thotë se marrëveshja siguron hapin e parë për ndërtimin e një rrjeti energjetik ndër-kontinental:

“Kjo do të na ndihmojë të adresojmë çështjet teknike që duhet të zgjidhen, ato janë çështje inxhinierie, por rregullatore. Nëse ky studim na tregon se ekziston një potencial i vërtetë për të kontribuar në sistemet e ardhshme të energjisë në Europë, në fazën e ardhshme do të vazhdojmë diskutimit se si mund të veprohet.”

Qeveria britanike premtoi të mbyllë të gjitha termocentralet me qymyr deri në vitin 2025 dhe në tetor 2017 hartoi “Strategjinë e Zhvillimit të Pastër”. Kjo shihet si një masë për të rritur fuqinë industriale të vendit dhe për të ulur kostot e energjisë së pastër.

Wan Haibin, kreu i Byrosë së Zhvillimit të Organizatës Globale për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin në Energji, tha se bashkëpunimi i fundit mund ta ndihmojë Britaninë e Madhe për ta zbatuar strategjinë e saj me kosto efikase.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button