Kronika

Kujdes mjegullën dhe ngricat në ”Rrugën e Kombit”

Mjegulla vështirëson prej dy ditësh qarkullimin në “Rrugën e Kombit”, ndërkohë që fluksi i lëvizjes së automjeteve filloi të rritet për shkak të ardhjes së emigrantëve kosovarë për festat e fundvitit.

Aktualisht në këtë aks Kombetar vihet re prania e mjegullës në segmentin Fushe Dugagjin – Tuneli i Kalimashit.

Mësohet se mjegulla e dendur ka bërë pothuajse të pakalueshëm këtë aks rrugor, gjatë mëngjesit dhe paradites së djeshme. E njëjta situatë e vështirë është shënuar edhe gjatë ditës së sotme.

Drejtuesit e automjeteve iu duhet të lëvizin me kujdes, pasi ka dhe prani të ngricave. Rruga e Kombit është e qarkullueshme ndërsa firma kontraktore po punon për hedhjen e kripës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button