Bota
Kinë, rritje ekonomike prej 6,9 për qind në vitin 2017
Ekonomia e Kinës në vitin 2017 ka shënuar rritje për 6,9 për qind, transmeton Anadolu Agency. Byroja Kombëtare Statistikore e Kinës, njoftoi që vitin e kaluar, ekonomia e vendit ka shënuar rritje më të shpejt të performancës që nga viti 2015 dhe është rritur për 6,9 për qind.
Vetëm në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, ekonomia e Kinës është rritur për 6,8 për qind. Qeveria kineze, ka njoftuar që objektivi për rritje ekonomike në vitin 2018 është 6,5 për qind.
Nga ana tjetër, masat e mundshme për tregti me Kinën, të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, tregohen si rreziku kryesor për ekonominë e vendit në këtë vit.